4 në 10 raste kanceroze mund të parandalohen nëse ndryshoni stilin e jetesës

Pothuajse 4 në 10 raste kanceri në Britaninë e madhe mund të parandalohen nëse njerëzit do të ndryshonin stilin e tyre të jetesës, duke pirë më pak alkool, konsumuar më pak cigare apo duke mbajtur nën kontroll peshën e tyre.
Shifrat e reja nga Cancer Research UK tregojnë se më shumë se 2,500 raste kanceri në javë janë të shmangshme si pasojë ekspozimi ndaj tymit të duhanit, faktori kryesor.
“Në kancerin e mushkërive kontribuon më shumë se gjysma e rasteve të lidhura me pirjen e duhanit por ka edhe lloje të tjera kanceri që shkakton nga konsumimi I duhanit”, shprehet Dr Katrina Brown, autorja kryesore e këtij studimi.
Ndërsa studiuesit thonë se normat e pirjes së duhanit në Britani të Madhe po bien me rreth 1% në vit, ata shënuan shqetësime për rritjen e numrit të personave, me peshë të tepërt, i cili është shkaku i dytë i parandalueshëm, që përbën 6.3% të rasteve të kancerit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.