4 shenjat, si ta dalloni kur një familjar ka probleme me bixhozin?
Problemi me bixhozin mund të jetë i vështirë për t’u dalluar. Ai mund të fshihet për një kohë të gjatë dhe mund të bëhet shumë i vështirë për t’u zbuluar. Me kalimin e kohës problemi del në sipërfaqe dhe familja e mëson e pasojat mund të jenë të tmerrshme. Në këtë artikull të shkruar nga Sydney Smith, drejtues i qendrës për rikuperim në Las Vegas dhe psikoterapist jep disa të dhëna për shenjat dhe simptomat dhe mënyrat e identifikimit nëse ndonjë anëtar i familjes mund të ketë varësi nga bixhozi e si rrjedhojë një problem të tillë.
Shenja 1
Kalon shumë kohë jashtë
Nëse e di që personi po luan bixhoz, koha e shpenzuar rritet nëse ai është duke luajtur apo merret me aktivitete të tilla. Ai që luan bixhoz mund të largohet për orë të tëra, në mënyrë të paargumentuar.
Shenja 2
I fiksuar për të gjetur para.
A është personi vazhdimisht i shqetësuar për të gjetur para apo për t’i luajtur ato që ka në bixhoz? Fiksimi rritet më kalimin e kohës dhe ai nis të gjejë mënyra sesi të marrë para borxh, kredi apo se si mund të shesë apo vendosë peng sende që i sigurojnë para. Ata që kanë jetuar me të varur nga bixhozi, zakonisht janë përballur me humbjen e sendeve të çmuara apo bizhuterive.
Shenja 3
Luhatje emocionale
A ka personi luhatje humori? Një lojtar thellësisht i varur mund të shfaqë ndryshime humori të ngjashme me ato të një personi që vuan nga çrregullime bipolare. Luhatjet e humorit lart e poshtë mund të jenë të vështira si për atë që është i varur nga bixhozi, ashtu edhe për familjarët e tij. Gjendja e humorit “lart” mund të nënkuptojë një fitore dhe lojtari mund të mburret edhe për fitimet. Gjendja “poshtë” e humorit mund të jetë shumë depresive dhe lojtari mund të përjetojë humor në ankth ose në depresion, zemërim dhe të bëhet nervoz.
Shenja 4
Sekrete të reja
A ka sjellje të sekrete apo të fshehta? A po bëhet shumë i fshehtë personi në veprimet e tij dhe për paratë e tij? Mbajtja fshehur e fitimeve apo humbjeve, e biletave të lotarive, dokumenteve të taksave etj. mund të bëhet e zakonshme.
Janë disa pyetje që familjarët duhet t’i bëjnë vetes e në rast se në këto 20 pyetje:
-A ju shqetësojnë vazhdimisht mbledhës borxhi?
-A është personi në fjalë jashtë shtëpisë për kohë të gjatë dhe në mënyrë të pashpjeguar?
-A ka humbur kohë nga puna personi për arsye se ka luajtur bixhoz?
-A e ndjeni se këtij personi mund t’i besohen para?
-A ju premton personi se do të ndalojë bixhozin por vijon të luajë sërish?
-A ka luajtur ndonjëherë ky person më gjatë sesa e kishte parashikuar?
-A kthehet menjëherë ky person te salla e lojës në përpjekje për të rifituar ato që ka humbur apo për të fituar më shumë?
-A ka luajtur ndonjëherë personi për të siguruar para për të zgjidhur vështirësi financiare?
-A merr para borxh ky person për të luajtur apo për të paguar borxhet e bixhozit?
-A e ka personi reputacionin se ka vuajtur nga varësia ndaj bixhozit?
-A keni arritur në pikën e fshehjes së parave që u nevojiten për të paguar shpenzimet e jetesës së përditshme?
-A keni kërkuar në xhepat, portofolin apo në rrobat e personit për të mësuar rreth aktiviteteve të tij/saj?
-A i fsheh paratë e tij/saj?
-A keni konstatuar ndryshime personaliteti te ai/ajo?
-A gënjen në mënyrë të vazhdueshme personi për të mbuluar apo mohuar aktivitetet e kumarit?
-A tenton ta hedhë personi fajin te ju për pasojat e bixhozit?
-A bëni përpjekje për të parashikuar gjendjen emocionale të personit për të kontrolluar jetën e tij/saj?
-A ka vuajtur personi ndonjëherë në ndërgjegje apo depresion si pasojë e bixhozit në pikën e vetëshkatërrimit?
-A e keni kërcënuar ndonjëherë se do të ndani familjen për shkak të bixhozit?
-A keni ndjesinë se jeta juaj sëbashku është një ferr?
Nëse nga 20 pyetjet e mësipërme, 7 prej tyre marrin përgjigjen “PO” nga ana juaj, atëhere fatkeqësisht në familjen tuaj keni një të varur nga bixhozi!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.