4 shërbime të reja shëndetësore në Spitalin rajonal Shkodër, Rama: Sot përurojmë reanimacionin pranë kardiologjisë

Në Spitalin rajonal të Shkodrës ofrohen 4 shërbime të reja shëndetësore si: Koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe reparti i rezonancës magnetike në shërbimin e imazherisë. Kështu e ka nisur postimin e tij këtë mëngjes, kryeministri Rama duke thënë se këto katër shërbime ofrohen për herë të parë pas 25 vjetësh. Po sipas kreut të qeverisë sot në Shkodër përurohet edhe reparti i ri i reanimacionit pranë kardiologjisë, rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore.
“Mirëmëngjes ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të 4 shërbimeve të reja shëndetësore të ndërtuara për herë të parë pas 25 vjetësh në spitalin Rajonal të Shkodrës: Koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe reparti i rezonancës magnetike në shërbimin e imazherisë. Sot në Shkodër përurojmë edhe repartin e ri të reanimacionit pranë kardiologjisë, rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore.
Shumë është bërë për shërbimin shëndetësor dhe ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara #PërShqipërinëQëDuam”, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😀dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të 4 shërbimeve të reja shëndetësore të ndërtuara për herë të…
Posted by Edi Rama on Sunday, May 14, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.