4 “vese” të këqija që mund ta shkatërrojnë karrierën tuaj

Zakonet e mira profesionale si veshja e përshtatshme apo shkrimi konçiz i e-maileve diferencon punonjësit e mirë nga punonjësit e shkëlqyer. Zakonet e këqija kanë një efekt, por profesionistët janë shpesh në dijeni të të metave të tyre si dhe si ti ndryshojnë ato. Përpiquni ti evidentoni këto vese e ti rregulloni në mënyrë që të mos prishin karrierën tuaj.
- Neglizhenca ose mosrespektimi i orareve
Ashtu si mësuesit mund të thonë se një student flet gjithë kohën në klasë, ashtu dhe një punëdhënës mund të thotë nëse një punonjës i bën bisht punës. Edhe nëse shefi juaj nuk e kupton menjëherë këtë gjë diçka është e sigurt, ai do ta vërejë që puna juaj nuk është e plotë. Punonjësit duhet të përpiqen shumë për të bërë punë të një cilësie të lartë, kështu që nëse jeni dikush që i bëni bisht punës nuk do të arrini të jepni kurrë maksimumin tuaj në punë.
- Të pasurit e një qëndrimi negativ
Një hulumtim tregon se emocionet janë ngjitëse, ndaj nëse keni një qëndrim të keq, shefi juaj me siguri do ta vërë re. Gjetja e fajit para se të shikoni për gjetjen e të mirave apo duke qenë kritik ndaj të tjerëve janë dy zakone që mund ta bëjnë menaxherin tuaj të mendojë keq për ju.
- Dështimi në ndjekjen e ideve
Shumë profesionistë i lënë kokat e tyre të dremisin dhe bien dakord me idetë që shefat e tyre kanë. Mos u bëni një prej tyre sepse mund të ndodhë të mos e ndiqni dot shefin e tyre sepse nuk e kuptoni plotësisht idenë dhe kjo do ta furstronte tej mase atë. Nëse nuk e kuptoni plotësisht idenë që në fillim mos bini dakord. Edhe pse mund të mendoni se rënia dakord me idetë e shefit tuaj do ti bënte atij qejfin, të mos arrish ta ndjekësh idenë me të cilën re dakord do e acaronte shefin tuaj dy herë më keq.
- Përsëritja e gabimeve apo mos marrja e përgjegjësive
Të gjithë bëjnë gabime, por punonjësit e zgjuar marrin përgjegjësitë e gabimeve të tyre dhe e shmangin përsëritjen. MaxField thotë se “shmangia e fajit, mos marrja e përgjegjësive apo përsëritja e po të njëjtave gabime” janë gabime që zakonisht punonjësit nuk e kuptojnë nëse e bëjnë në mënyrë të vazhdueshme.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.