40 milion euro kredi për hidrocentralin e Fierzës – Miratohet marrëveshja / Ndërhyrja është urgjente, agregatët 39-vjeçarë janë në gjendje kritike

Qeveria do të marrë 40 mln euro kredi për rehabitimin e hidrocentralit të Fierzës. Marrëveshja e kredisë me KFW-në gjermane është miratuar në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme, teksa paralelisht parashikohet edhe dhënia e një granti në shumë e 2 mln euro për masat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit.
Në dokumentin që shoqëron marrëveshjen saktësohet se projekti do të ndikojë në rehabilitimin e agregateve të Hidrocentralit të Fierzës, të cilat janë instaluar 39 vjet më parë dhe janë në gjendje kritike, duke e bërë këtë ndërhyrje të domosdoshme dhe urgjente. Ndërkaq, marrëveshja parashikon zhvleftësimin e premtimit të shumave të përmendura të, nëse kontratat përkatëse të huasë dhe të financimit (grantit) nuk lidhen brenda katër vitesh pas vitit të premtimit. Afati për shumat e përmendura në këtë marrëveshje mbaron më 31 dhjetor 2023. Likuidimi i kredisë do të bëhet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që administron Kaskadën e Drinit.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.