40 milionë euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës/ Miratohen marrëveshjet me KFW
Qeveria Shqiptare ka miratuar dy marrëveshje mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), (Agjencia e zbatimit të projektit), masat shoqëruese për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës.
Marrëveshja e parë parashikon një grant në shumën 2 milionë euro. Marrëveshja e dytë parashikon një hua në shumën 40 000 000 (dyzet milionë) euro.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.