414 milionë mbeturinash gjenden në ishujt e largët pranë Australisë

Pothuajse një milion këpucë dhe mbi 370. 000 furça dhëmbësh, ndodhen midis 414 milionë copave plastike të gjetura në breg në ishujt e largët të Cocos në Oqeanin Indian, sipas hulumtimeve. Studimi, i cili u botua në revistën shkencore një ditë më parë, zbuloi se territori australian ishte mbushur me 238 tonë plastike. Grupi i 27 ishujve të pabanuar – të cilat janë 2,750 km (1,708 milje) nga Perth – janë shitur tek turistët si “parajsa e fundit e paprekur e Australisë”.
Pjesa më e madhe e mbeturinave ishin artikujt e konsumit me një përdorim të vetëm si gotat plastike, pipat, rripat, këpucët dhe sandalet, tha Jennifer Lavers, eko-toksikologe detare e Universitetit të Tasmanisë, e cila udhëhoqi studimin.
“Ndotja e plastikës tani është e kudogjendur në oqeanet tona dhe ishujt e largët janë një vend ideal për të marrë një pamje objektive të vëllimit të mbeturinave plastike që po qarkullojnë globin”, tha Lavers në një njoftim për mediat.
Lavers tha se vlerësimi i 414 milionë copave ishte “konservativ” pasi ata kishin marrë vetëm një mostër deri në një thellësi prej 10 centimetra dhe nuk kishin mundësi të hynin në disa plazhe. Në vitin 2017, Lavers zbuloi hulumtime që treguan se largësia e Henderson Island në Oqeanin Paqësor Jugor kishte dendësinë më të madhe të mbetjeve plastike të raportuara kudo në botë.
Ishujt e Cocos kishin një dendësitet më të ulët të plastikës sesa Henderson Island, por vëllimi ishte më i lartë se 38 milionë copë të Henderson Island që peshonte 17 ton. Bashkë-autori i Lavers, Annett Finger e Universitetit të Viktorias, tha se rreth 12.7 milion ton plastike kanë hyrë në oqeanet e botës vetëm në vitin 2010. Nga ku bënin pjesë rreth 5.25 trilion copë mbeturina plastike të oqeanit, tha ajo.
“Ndotja e plastikës është një kërcënim i dokumentuar mirë për kafshët e egra dhe ndikimi i saj potencial mbi njerëzit është një fushë në rritje e kërkimit mjekësor”, sipas Finger.
“Zgjidhja e vetme është të zvogëlojmë prodhimin dhe konsumin e plastikës duke përmirësuar menaxhimin e mbeturinave për të ndaluar këtë material që çdo ditë e më shumë bëjnë pjesë në oqeanet tona”.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.