42 milion dollarë transaksione të huaja Pagesat jo tregtare/ Shpenzohen 30.5 milion dollarë në 3 muaj
Gjatë tre muajve të parë të vitit janë disbursuar afro 4.6 miliardë lekë apo 42 milionë dollarë transaksione të financimeve të huaja, ku pjesën më të madhe prej 3.5 miliardë lekë e përbëjnë kreditë dhe 1.1 miliardë lekë janë grante. Referuar bilancit të pagesave jo tregtare të publikuara nga Ministria e Financave, të cilat janë pagesa që kryhen krahas atyre që bëhen nga nga thesari për transaksione të ndryshme si investime apo shërbime publike, rezulton se nga kjo shumë janë shpenzuar për pagesa jo tregtare 3.36 miliardë lekë apo 30.5 milionë dollarë.
Nga të cilat rreth 2 miliardë lekë kanë shkuar për kredi, ndërsa 1.4 miliardë lekë për grante, ku përfshihen zërat investime dhe asistencë teknike. Ndërkaq, sipas të dhënave të Financave, qeveria ka bërë edhe shpenzime të tjera jo tregtare gjatë kësaj periudhe të cilat arrijnë vlerën e 5.5 milionë dollarëve, nga të cilat 2.4 milionë dollarë janë pagesesa të kuotave ndërkombëtare, 2 milionë dollarë paga të zyrtarëve shqiptarë në ambasada dhe 550 mijë dollarë shpenzime udhëtimi.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.