47 milionë euro për infrastrukturën – Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me KfW
Përmirësimi i infrastrukturës, sidomos i rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, është vlerësuar gjithnjë me prioritet nga qeveria shqiptare dhe donatorët.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nënshkroi marrëveshjen për financimin e 3 projekteve të ujësjellës-kanalizimeve në 6 bashki të vendit, me KfW gjermane.
Sipas Ahmetajt, financimi me vlerë 47 milionë euro, është shumë i rëndësishëm për bashkitë përfituese. Qeveria gjermane ka qenë prezente me financime në fusha të ndryshme, gjatë viteve të fundit në vendin tonë.
Kryesisht, investimet janë fokusuar në infrastrukturë, energji, arsim dhe shëndetësi. I pranishëm gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte edhe Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.