483 lëndime nga aksidentet, Shoqata apel: Sigurohuni! – Hajdarmataj: Mungon edukimi e informimi. Sigurimi në udhëtim kushton vetëm 4 euro

Në nisje të sezonit turistik, në çastin kur rritet fluksi i automjeteve, e për rrjedhojë edhe i aksidenteve, Shoqata e Siguruesve bën apel jo vetëm për respektim të rregullave të qarkullimit, por edhe për sigurimin e shëndetit.
Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës, Mimoza Hajdarmataj, thotë se për fat të keq, Shqipëria përballet cdo vit me një numër shumë të lartë aksidentesh, shumë prej të cilëve me lëndime të rënda, por edhe me humbje jete. Vetëm për periudhën janar maj 2022, INSTAT ka raportuar 483 aksidente me të lënduar, të cilat, përtej dëmeve pasurore, u shtohen dëmet shëndetësore apo jetësore në rastet kur bëhet fjalë për fatalitete.
Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës Mimoza Hajdarmataj thotë se Shqipëria ka një normë mjaft të ulët të përdorimit të sigurimeve në raport me vendet e rajonit, ndërkohë që është shumë larg me vendet e zhvilluara.
Ndërkohë që sipas Hajdarmatajt, tregu shqiptar ofron një gamë shumë të gjerë produktesh me çmime më se të përballueshme për buxhetet familjare.
Vetëm për vitin 2021, INSTAT raporton mbi 1300 aksidente me lëndime dhe humbje jete, shifër në rënie krahasuar me vitet e mëparshme, por shumë e lartë në raport me popullsinë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.