5.7 milion euro dëm në trashëgiminë kulturore – Tërmeti/ Margariti: Ja objektet ku kemi bërë ndërhyrje emergjente
Rreth 5.7 milionë euro llogaritet dëmi dhe humbjet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në trashëgiminë kulturore, ku janë prekur 111 monumente, prej të cilave 23 janë të papërdorshme, 30 me risk mesatar dhe pjesa tjetër pa risk. Gjatë seancës dëgjimore në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije se në disa prej tyre, ku dëmet ishin më të larta, janë bërë ndërhyrje të menjëhershme.
Ndërsa theksoi gjithashtu, se një pjesë e të ardhurave që vilen nga biletat për hyrjet në monumentet kulturore do të përdoren për rastet e emergjencave. Dhe politika e rritjes së çmimit të biletave, do të sjellë mirëmbajtje më të lartë.
Për shkak të fatkeqësisë natyrore, dy muze kombëtare dhe tre muze lokale janë mbyllur për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.