5 arsye pse duhet të kryeni punë vullnetare
Puna vullnetare është mjaft e rëndësishme si për ju ashtu edhe për të tjerët rreth jush. Për ju sepse ju ndihmon të ndiheni më mirë shpirtërisht dhe për të tjerët pasi ju po i ndihmoni me diçka. Në fakt personat që bëjnë punë vullnetare në vendin tonë janë pak por më poshtë do të gjeni 5 arsye që ndoshta di t’ju bëjnë ta shikoni punën vullnetare me tjetër sy e t’i shtoheni edhe ju listës së personave që bëjnë punë vullnetare për komunitetin apo për njerëzit në nevojë.
Lidheni me komunitetin
Vullnetarizmi është një nga mënyrat më të mira për t’u lidhur me komunitetin. Shumë njerëz që merren me vullnetarizmin kanë ndërtuar rrjetet e tyre mjaft të forta të cilat i kanë ndihmuar edhe për më vonë si në jetën e tyre personale ashtu edhe në atë të biznesit.
Është e natyrshme të lidheni kur punoni në komunitet, kështu që kjo mund të jetë aq e vlefshme sa ndjekja e një konference për biznesin tuaj.
Ndërtoni ndjekjen tuaj në rrjetet sociale
Të gjithë e dinë se sa vitale është media sociale për të ndërtuar diçka në ditët e sotme. Kur bëni punë vullnetare ju mund të ndërtoni ndjekjen tuaj, dhe shkakun për të cilin po punoni. Është një marrëdhënie fitim-fitim për të gjithë. Ata kanë qasje në një audiencë të re dhe ju gjithashtu.
Gjithmonë theksoni atë që bëni dhe arsyen pse pasi është shumë e dobishme për ju.
Jo për përfitimet e taksave dhe pse përfitoni mjaftueshëm
Shumë njerëz bëjnë punë vullnetare për të përfituar në çështjen e taksave. Por ju mund të përfitoni më shumë nëse bëni punë vullnetarë për arsye të tjera dhe jo për këtë fakt. Qoftë edhe njëherë po ta provoni kënaqësinë që fal kjo gjë, nuk do të ndaleni më. Kjo ndikon pozitivisht edhe në punën tuaj, ju do të jeni optimist, do të ndiheni mirë dhe do të keni një performancë të lartë në punën tuaj.
Rrisni ekspozimin dhe avanconi në karrierën tuaj
Ka një arsye fare të thjeshtë pse korporatat shpenzojnë kohë duke bërë vepra të mira. Ata dëshirojnë që bota e biznesit t’i shohë si bamirës. Kjo rrit ekspozimin e tyre dhe i bën ata të mbahen mend.
Ju bën qytetar më të mirë
Në fakt arsyeja më e rëndësishme për të bërë punë vullnetare, është se ju bën qytetar të mirë. JU bën optimist dhe nuk ka gjë më të bukur se të ndihmosh dikë që nuk ka po aq mundësi sa ju siç e përmendëm edhe më lart, kjo do t’ju motivojë si në jetën personale ashtu edhe në atë të biznesit.
Pse të bëni punë vullnetare?
Po, ka përfitime të taksave, përfitime të mëdha biznese dhe përfitime edhe më të mëdha shpirtërore. Vullnetarizmi ju bën ta shihni botën me tjetër sy dhe ju ndihmon të jeni më optimist për të ardhmen, t’i shihni gjërat me pozitivitet si deh të jeni me këmbë në tokë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.