5 artikujt që mund t’i shisni për të bërë para sa më shpejt

Makina juaj ka kohë që nuk ndizet, qiranë e apartamentit e paguani me vonesë, frigoriferi juaj është thuajse bosh. Këto janë shenja që po përballeni me një krizë financiare.
Nëse llogaria juaj bankare ka arritur nivelet minimale, kjo ndodh për shkak se gjendeni përballë emergjencave të papritura të buxhetit. Një gjë është e qartë : ju duhen të holla, dhe keni nevojë për to.
Fatmirësisht, ka disa mënyra për të rimarrë nën kontroll llogarinë tuaj. Njëra është për të marrë një punë part-time të dytë, ose shkurtimi i shpenzimeve, si interneti, televizori, palestra, apo të shisni disa nga gjërat tuaja. Më poshtë janë 5 gjërat që ju mund t’i shisni për të fituar para.
- Librat
Ndoshta nuk do të pasuroheni vetëm duke shitur libra të vjetër online. Por duke pastruar raftet tuaja nga disa libra të vjetër, mund të jetë një mënyrë për të rritur pak buxhetin tuaj deri në ditën e marrjes së rrogës. Ka disa faqe në internet, si amazon, të cilët mund të paguajnë për një libër apo tekste që ju nuk i përdorni.
2. Kartat që ofrojnë bonuse apo dhuratë
Një kartë që ofron bonus apo dhuratë për blerje në një dyqan mund të jetë një zgjidhje më e mirë sesa marrja borxh e parave. Filloni me dhuratat e kartës për të gjetur se cilat faqe të internetit mund ti ofrojnë.
- Mobiljet
Tashmë ju keni përmirësuar setin tuaj të dhomës së gjumit, por ju kanë mbetur ende gjëra të vjetra që duhet të zëvendësohen. Ka disa dyqane që mund ti rivlerësojnë këto mobilje dhe të mund të mbushni pak buxhetin tuaj financiar.
- Rrobat
Zbrazja e gardërobës mund të jetë një zgjidhje interesante për të bërë pak para në kushte emergjence. Vendet, si Poshmark dhe Tradesy, do të sigurojë një platformë që rendisin sendet tuaja personale të padëshiruara, dhe i ofrojnë blerësve të ndryshëm ti vlerësojnë dhe ti blejnë ato.
- Pajisjet sportive
Fëmija juaj mund të mos jetë në gjendje për të paguar kolegjin apo universitetin, por pajisjet e tij sportive të vjetra mund të venë në dispozicion një pjesë të shkollimit. Kështu që ju mund të bëni një listë rreth pajisjeve të vjetra sportive si; topa futbolli, basketbolli, vegla sportive, çizmet e dëborës, etj, dhe t’i shisni ato në një treg.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.