5 gabime që sipërmarrësit duhet të evitojnë kur krijojnë faqjen “Rreth nesh”

Edhe pse ndoshta faqja “Rreth Nesh” shpesh anashkalohet dhe nuk lexohet fare është shumë e rëndësishme që të jetë një faqje e ndërtuar me rregulla dhe sipas mënyrës së saj standarde. Shpesh ashtu sikurse lexuesit edhe sipërmarrësit nuk i kushtojnë vëmendje kësaj dhe përfundojnë duke bërë këto 5 gabime. Hidhini një sy listës së mëposhtme për të kuptuar se çfarë duhet të evitoni.
- Faqja duhet të flasë për ju, ju dhe ju
Natyrisht kur themi duhet të flasë për ju duhet të tregojë historinë e biznesit, si ka nisur gjithçka dhe se si ju me biznesin tuaj do të përmirësoni jetën e tyre. Por për fat të keq shumë pronarë biznesesh e keqkuptojnë këtë pjesë dhe në këtë seksion fillojnë dhe tregojnë vetëm arritjet e tyre. Tregoni historinë tuaj. Shmangni fjalën e përgjithshme të korporatave dhe tregoni personalitetin tuaj.
- Mos përshkruani qëllimin e faqes suaj
Faqja juaj “Rreth nesh” është vendi ku ju shfaqni produktet, shërbimet dhe tregoni se çfarë ju bën një në një milion. Mos kini frikë ti tregoni këtu këto gjëra. Përshkruajini me saktësi vizitorëve tuaj se çfarë duhet të presin nga faqja juaj në internet. Le të mësojnë se kanë mbërritur në vendin e duhur. Përshkruani se çfarë ndan biznesi juaj me konkurrentët, pse njerëzit punojnë me ju dhe pse duhet të blejnë produktet tuaja.
- Mos shkruani thjesht tekst pa asnjë figurë
Truri i njeriut e përpunon përmbajtjen vizuale 60,000 herë më shpejt se sa tekstin. Për të bërë një përshtypje të mirë te vizitorët tuaj eliminoni atë mbushjen e faqjeve me tekst siç shikoni rëndom në faqe të ndryshme.
- Shumë shumë informacion
Faqja “Rreth nesh” duhet të jetë koncize, në mënyrë ideale 300-400 fjalë. Nëse fusni informacion të tepërt do e detyroni edhe ata pak lexues të mos e hapin kurrë atë seksion.
- Aspak informacion
Ky mund të jetë një gabim i kushtueshëm. Faqja juaj “Rreth nesh” duhet të përfshijë të paktën një adresë emaili si dhe rrjetet sociale. Ndihmojini vizitorët tuaj t’ju kontaktojnë nëse kanë ndonjë pyetje apo shqetësim shtesë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.