5 gjëra që nuk duhet të ndani me askënd në punën tuaj

Çdokush kur fillon një punë të re, krijon rrethin e tij shoqëror dhe ndan me ta kohën e lirë, mendimet e opinionin rreth të tjerëve. Por duhet të kuptoni se përveç disa rasteve të caktuara shoqëria në punë nuk është gjithmonë shumë e sinqertë dhe reziston vetëm për sa kohë që jeni të njëjtin institucion. Ju duhet të keni parasysh këto pesë gjëra të cilat do të ishte mirë të mos i ndanit me askënd në punën tuaj.
- Mendimin për shefin tuaj
Nuk ka asnjë arsye pse të diskutoni me të tjerët mendimin për shefin tuaj për më tepër kur bëhet fjalë për një mendim negativ. Nëse ka diçka që nuk shkon me ju dhe shefin tuaj mund të shkoni në zyrën e tij e të sqaroni mosmarrëveshjet. Mendimi që ju keni për shefin tuaj mund të keqinterpretohet e mund të përhapet sa hap e mbyll sytë.
- Paga juaj
Njohja e të ardhurave tuaja shpeshherë mund të shfaqë pakënaqësi e xhelozi, ndaj nuk keni pse të komentoni rreth pagës suaj, përveç rasteve kur kompania është transparente dhe pagat e gjithsecilit janë të njohura.
- Mënyra se si ndiheni
Nëse nuk ndiheni mirë edhe i tregoni dikujt tjetër që ndoshta nuk është shumë i afërt me ju. Atëherë biseda mund të keqinterpretohet e të marrë drejtim tjetër. Nëse ju nuk ndiheni mirë atëherë do t’ju thonë se nuk keni një performancë të mirë në punë.
- Për kë votoni
Kur bëhet fjalë për politikë përpiquni ti evitoni këto biseda. Ju nuk i dini opinionet politike të kolegëve apo shefit e kjo mund të ndikojë në punën tuaj. Mund të jetë një pjesë e vogël por ende ekzistojnë ato vende pune të cilat lidhen drejt për së drejti me bindjet politike.
- Nëse jeni duke kërkuar për një punë tjetër
Nëse po mendoni të ndërroni punë nuk duhet tu tregoni asgjë kolegëve tuaj. Në një mënyrë apo një tjetër kjo do të arrijë deri te shefi juaj e ai menjëherë do të filloj të gjejë një zëvendësues. Por nëse ju nuk gjeni një punë më të mirë e vendosni të rrini atëherë do të jetë tepër vonë e do të ngeleni pa punë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.