5 gjërat në listën e Ramës për të bërë mandatin e ardhshëm sipas Euronews

Duke parë rezultatet paraprake të numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të ditës së Diel, për Euronews, Rama duket se do të marrë një mandat një tjetër mandat qeverisës, ndonëse jo me 71 votat që ai kërkonte, pra jo i vetëm.
Megjithatë, sipas agjencisë europiane, janë pesë gjërat për t’u bërë në listën e Ramës, në mënyrë që vendi të sigurojë vulën e anëtarësimit në BE.
Të drejtat mbi pronën
Ka shumë çështje pronësie toke dhe pronash të pazgjidhura në shtetin ballkanik. Vetë Rama e ka pranuar se kjo çështje ka qenë një lëmsh për shumë vite dhe po del jashtë kontrollit. Falsifikimi i tapive ka qenë shumë i përhapur në fund të epokës komuniste. Qeveria socialiste ka ngritur një fond kompensimi prej 500 milionë eurosh, si një mënyrë për t’u përballur më çështjen.
Gjyqësori
Heqja e gjykatësve të korruptuar është një tjetër çështje për të cilën socialistët janë zotuar të merren. Parlamenti u rimblodh javën e kaluar për të miratuar një ligj të ri që kërkon që gjykatësit, prokurorët dhe asistentët ligjorë të kalojnë një proces vettingu. Mbi 300 prej tyre janë akuzuar për korrupsion. “Ata duhet të justifikojnë burimin e tyre të të ardhurave, shumë prej tyre janë të pasur në mënyrë të paarsyeshme, dhe duhet të provojnë se nuk kanë lidhje me krimin e organizuar”, tha Rama. “Ata do të testohen gjithashtu për aftësi”.
Albania's cannabis fields threaten to hinder EU accession https://t.co/7nNenLbp6h pic.twitter.com/0Q6ofm5uSV
— AFP news agency (@AFP) June 21, 2017
Droga
Shqipëria ka dështuar të shtypë kultivimin e kanabisit, i cili është i lidhur me krimin e organizuar.
Kur vjen puna të resina e kanabisit që hyn në BE, Maroku kryeson. Por Shqipëria është furnizuesi lider i kanabisit bimor të trafikuar në bllokun me 28 vende, sipas Europol. Dhe Rama ka bërë pak për këtë problem, pavarësisht premtimit se “do të çrrënjoste fenomenin një herë e mirë”.
Ndalimi i largimit të trurit
Sipas INSTAT, paga bruto mujore në vitin 2016 është nën 46 mijë lekë, rreth 340 euro. Nëse e krahason këtë me Kroacinë (1060 euro), Greqinë (1070 euro) dhe Italinë (2033 euro) mund të kuptosh se pse të rinjtë po largohen nga vendi në tufa.
Papunësia
Pak më shumë se çereku i të rinjve janë të papunë. Teksa në Gjermani vetëm 7% e atyre nga 15-29 vjeç janë të papunë, në Shqipëri kjo shifër kërcen në 28.9 për qind. Në bllokun e BE shifra mesatare për papunësinë tek të rinjtë është 17.2%.
Observing voting in #Kamez, #Tirana. Calm, not crowdy, very hot! #election staff is friendly and active young people everywhere. #Albania pic.twitter.com/BAgEywnHID
— George Tsereteli (@GTsereteli) June 25, 2017
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.