5 gjerat që mund t’ju ndalojnë për të qenë i suksesshëm
Nëse jeni duke kërkuar për të qenë më të suksesshëm në jetë, ndoshta do të dëshironit të realizoni të gjitha gjërat e duhura. Por, duke i realizuar më së miri të gjitha gjërat e duhura, ka disa gjëra që mund t’ju pengojë për të qenë i suksesshëm. Të jesh i suksesshëm do të thotë se duhet të jesh mbi mesataren, si dhe duhet të sakrifikosh më shumë se mesatarja, duke hequr dorë nga shumë gjëra. Nëse ju doni sukses, pothuajse keni humbur zakone të caktuara në mënyrë që të rregulloni stilin e jetës tuaj. Nëse do të dëshironit për të qenë një hap përpara se të gjithë të tjerët, hidhni një vështrim në 10 gjërat që mund t’ju ndalojnë nga të qenit i suksesshëm.
Televizori
Mirë, mund të themi që të gjithë prej nesh jemi të prirur për të parë televizor. Disa prej nesh pas një dite të lodhur pune mund të duan të kthehen në shtëpi, dhe të relakosohen duke parë televizor. Por, ndonëse televizori nuk është një mënyrë e duhur, shumicës prej jush do t’ia marrë kohën, pa ju dhënë asgjë në këmbim. Shkurtoni kohën e parit televizor, dhe nëse ju duhet të shikoni diçka, provoni të shikoni programe të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin e njohurive në fushën tuaj, si për shembull diskutimet TED.
Zgjimi vonë
Të zgjuarit vonë do ju marr kohën që mund t’ju duhet për të bërë gjërat që doni. Zgjimi në orën 6 ose 7 të mëngjesit, përveç të mirave që mund t’ju sjell si p.sh të ndjerit më të freskët dhe energjik, gjithashtu mund të t’ju sjell pasoja pozitive për të ardhmen tuaj. Një orë apo dy orë më shumë zgjuar do të thotë se ju mund t’i shfrytëzoni për të rritur dijen tuaj, apo bërë punë më shumë. Për më tepër, zgjimi i vonë mund t’ju sjell një mendim negativ, ju mund të ndiheni dembel, të lodhur dhe pa energji. Zgjimi herët ju jep një fillim të ri të ditës. Gjithashtu do të keni kohë të mjaftueshme për t’i gatuar vetes një mëngjes e cila mund ta mbushë ditën tuaj me një sjellje dhe energji ndryshe.
Mendimet e tepërta
Nëse mendoni shumë, por thjesht mendoni dhe hezitoni të merrni vendime, kjo do të sjell një ngërç në jetën tuaj. Mendimet janë të bukura kur ato bëhen realitet. Dhe për t’u bërë realitet ato duhet të finalizohen, pra duhen marrë vendime. Mos u mendoni më shumë seç duhet, kaloni në aksion. Merrni vendime dhe filloni të ktheni në jetë ëndrrat tuaja.
Nuk dëgjoni të tjerët
Këshilla më e mirë që duhet të ndiqni është, dëgjo dhjetë, dhe bëj siç di vetë. Po kjo është një këshillë e mirë, por në këndvështrimin e duhur. Sot, njohja e eksperiencave të të tjerëve, si suksesi apo dështimi, është shumë më i pranishëm nëpërmjet librave, internetit apo televizorit. Nëse nuk dëgjoni për gjërat që ju nuk i keni provuar më parë, por ndërkohë që një tjetër pranë jush mund t’i ketë kaluar, me siguri do të dështoni njësoj si ai. Ndaj kujdes, bëhuni të zgjuar dhe veproni duke marr në konsideratë përvojat e të tjerëve.
Frika e dështimit
Frika nga dështimi, shpesh na mban peng të të bërit të gjërave të duhura në jetë. P. sh nëse duam të ndryshojmë apo të rritemi në karrierë, frika se mund të dështojmë mund të na mbajë peng. Ajo që është e vërtetë është se mësimi më i mirë në jetë është duke mësuar nga gabimet apo rrëzimet që përjetojmë vetë. Kur jeni duke dështuar në diçka, mund ta merrni me pozitivitet duke marr prej saj leksionet që duhet të ndiqni në të ardhmen. Të gjithë njerëzit më të suksesshëm në botë kanë dështuar në diçka, por e kanë përdorur dështimin si një mundësi për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.