5 gjërat që nuk duhet ti mbani në kuletën tuaj

“Vite më parë, ndërsa isha në një treg të mbushur me njerëz dikush futi dorën në kuletën time dhe më vodhi kartën time të kreditit dhe debitit nga portofoli im. Unë as që e kisha idenë se nuk i kisha, derisa shkova në shtëpi dhe mora një mesazh nga sekretaria telefonike në lidhje me kartën duke më njoftuar se kishte pasur një aktivitet të dyshimtë në llogarinë time.
Menjëherë anulova kartat e mia, shpalla vjedhjen e tyre dhe i rikuperova pa asnjë dëm financiar. Sidoqoftë e quajta veten me fat. Situata mund të kishte shkuar më keq nëse në kuletë mund të kisha pasur gjëra të tjera”.
Nga një studim i bërë në lidhje me vjedhjet, në 40% të rasteve ato ndodhin nga vjedhjet e kuletave apo çantave. Nëse mbani me vete një kuletë, ju e vendosni identitetin tuaj financiar në rrezik.
5 gjërat që nuk duhet ti mbani kurrë në kuletë:
Karta e sigurimit social
Numri 1 i gjërave që nuk duhet të mbani në kuletë është karta e sigurimit social. Kjo kartë përmban informacionin më të rëndësishëm për identitetin tuaj dhe humbja e saj dhe rënia në duar të gabuara mund të sjell pasoja për vite me radhë.
Çertifikata e lindjes ose pasaporta
Kur dilni është mirë ti lini në shtëpi këto dokumente. Njësoj si karta e sigurimit, këto dokumente përmbajnë informacion personal dhe humbja e tyre ja lehtëson punën shumë vjedhësve. Për fat të keq, më shumë se gjysma e udhëtarëve i mbajnë me vete. Nëse jeni vendosur në një hotel, bëni mirë ti lini në një kasafortë në dhomë sesa ti mbani me vete.
Kartat e kreditit
Në vitin 2015, shërbimi Experian ProtectMyID, zbuloi se 47% e konsumatorëve nuk i heqin nga kuleta kartat e kreditit të panevojshme dhe papërdorshme. Mbajtja e disa kartave të kreditit jo vetëm që e vënë në rrezik udhëtimin tuaj, por gjithashtu është një zakon i rrezikshëm. Nëse kuleta juaj vidhet dhe ju keni patur 5 karta krediti, kjo do të thotë se e para duhet të mbani mend sa karta krediti keni pasur, dhe se duhet ti anuloni që të gjitha. Sa më shumë karta të mbani, aq më i lartë është oportuniteti për atë që jua vjedh. Ky shërbim ju rekomandon që të mbani vetëm një kartë krediti, dhe maksimumi një kartë tjetër rezervë, nëse nuk doni të rrezikoni shumë.
PINET dhe Fjalëkalimet
Disa njerëz i shkruajnë Pinet dhe fjalëkalimet e llogarive të tyre, dhe ndonjëherë i mbajnë me vete në kuletë në rast se i harrojnë gjatë një procesi të përdorimit të kartave.
Ky informacion në mënyrë kategorike duhet të lihet në shtëpi në një vend të sigurtë. Nëse dikush zotëron Pinin apo fjalëkalimin tuaj, të gjitha paratë që ju keni në bankë, me shumë mundësi do të zhduken shpejt.
Çeqet
Nëse preferoni të shkruani një çek në vend të një karte debiti, evitoni të mbani të gjithë bllokun e çeqeve me vete. Kështu do të evitoni që një vjedhës të marrë të gjithë paratë në llogarinë tuaj. Vjedhjet me çeqe janë të vështira për tu rikuperuar. Në rast vjedhje duhet të njoftoni departamentin e policisë që të kontaktojë me të gjitha bankat duke i lajmëruar për vjedhjen dhe përdorimin e tyre.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.