5 gjërat të cilët njerëzit e suksesshëm bëjnë pasi u është refuzuar një punë

Shpresat tuaja ishin të larta, dhe tashmë janë shkatërruar. Ju kanë dërguar një përgjigje, “Faleminderit, por jo, faleminderit” për një mundësi për të cilën keni qenë me të vërtetë të emocionuar.
Refuzimi është i vështirë për të gjithë ne. Por ja që disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë, jo vetëm që e marrin refuzimin me vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, por ata gjithashtu e përdorin atë në avantazhin e tyre.
Ata nxjerrin mësime nga kjo përvojë për të shkuar përpara për të mirën e vetes së tyre. Dëshironi të dini se si ja bëjnë, që ju të mund të bëni të njëjtën gjë? Filloni duke bërë këto pesë gjëra të cilët njerëzit e suksesshëm bëjnë pas përballjes me refuzimin.
- Ata njohin rolin e tyre
Kur ne lëndohemi nga një situatë, fillojmë të sillemi në rolin e viktimës, duke fajësuar refuzuesin, dhe duke i humbur shpresat për veten. Megjithatë, njerëzit e suksesshëm e kuptojnë rëndësinë e njohjes së rolit të tyre në këtë pjesë të refuzimit. Një nga pyetjet themelore që ata parashtrojnë është: A kanë qenë aq të përgatitur sa duhet për ta merituar këtë post? Ju duhet të pranoni përgjegjësinë për çdo gjë që bëni në mënyrë që të mund të ecni përpara duke korrigjuar dobësitë e mëparshme.
- Ata reflektojnë
Në mënyrë të ngjashme duke u referuar pikës së mësipërme, njerëzit e suksesshëm nuk hidhen menjëherë në veprim, pasi refuzohen për diçka. Në vend të kësaj, ata bëjnë disa pushime për të marrë pak kohë dhe reflektuar në këtë përvojë personale. Natyrshëm reflektimi i tyre mbështet mbi logjikën, kthejnë kohën pas dhe pyesin se çfarë gjërash të rëndësishme mund të kishin bërë ndryshe. Përpara se të mund të hidheni në sulm për një aplikim të ri, ata e kanë më se të nevojshëm të identifikojnë saktësisht se ku mund të bëhen ndryshimet e duhura.
- Ata bëjnë pyetje
Kur jeni të refuzuar, gjëja e parë që ju shkon ndërmend është të fusni kokën nën jastëk dhe të humbisni për njëfarë kohe. Megjithatë, njerëzit e suksesshëm i rezistojnë tundimit për tu fshehur. Ata e dinë se është më mirë ta përdorin këtë si një mundësi për të mbledhur informacion në mënyrë që të mund ta përdorin për tu përmirësuar në të ardhmen. Gëlltisni krenarinë tuaj dhe bëni pyetjet e duhura dhe merrni informacion sesi mund të bëni më mirë herës tjetër. Në këtë mënyrë mund të avantazhoni këtë përvojë në korrigjimin dhe marrjen e ndryshimeve të duhura për të lëvizur përpara.
- Ata përmirësohen
Disa prej nesh bien në grackën e reagimeve të akumuluara, dhe më pas nuk bëjmë më asgjë. Por personat e suksesshëm, fillojnë të marrin sugjerimet dhe kërkojnë të përmirësojnë gabimet e tyre, duke marr sugjerimet e duhura dhe duke shmangur përsëritjen e gabimeve. Mos harroni të nxirrni një plan veprimi ku mund të vini në zbatim këshillat dhe të ecni përpara.
- Ata vazhdojnë të ecin përpara
Refuzimi mund të na brengosë dhe të vrasë egon tonë për të ecur përpara. Por marrja e situatës me qetësi, dhe reflektimi pas saj, do të mund t’ju ringrejë dhe t’ju bëj më të fortë për të ecur përpara. Asnjë nuk e dëshiron refuzimin, por si mund të ecni përpara nëse nuk rrëzoheni, dhe nuk mësoni nga gabimet?
A nuk e bëjnë këtë dhe fëmijët që sapo mësojnë të ecin, duke mos hequr dorë pavarësisht rrëzimeve, lëndimeve, apo dështimeve? Bëhuni dhe ju si fëmijë, mësoni nga gabimet, përdorini ato në avantazhin tuaj, dhe rimerrni sërish situatën në dorë.
Asnjë person i suksesshëm nuk ka qenë i tillë pa kaluar një sërë refuzimesh apo dështimesh në jetë. Ato na rrisin, na japin përvojën e duhur, dhe shmangien e gabimeve në të ardhmen.
Nëse këto hapa ju duken thjesht demagogji, atëherë merrni informacion rreth dështimeve dhe refuzimeve të personave të suksesshëm në botë dhe do të mund të shihni situata nga më të ndryshme dhe ndoshta më drastike se rasti juaj. Mësoni nga ata, lexoni për jetën e tyre dhe do të mund të zgjeroni njohuritë se si mund t’i avantazhoni dështimet në sukses. Rasti më tipik i një prej personaliteteve më të famshëm në fushën e biznesit është ai i themeluesit të gjigantit Alibaba, Jack Ma.
Përpara se ai të merrte vendimet e duhura për ta ngritur atë në piedestalin e elitës së biznesmenëve më të pasur, Jack Ma është refuzuar 10 herë nga Harvardi, 3 herë nga Universitete të ndryshme, refuzuar nga 30 aplikime për punë, ku më flagrantja ishte ajo e një vend punë në kompaninë KFC, ku nga 24 kandidatë, 23 fituan punën dhe vetëm ai u refuzua, apo dështimi total në fillimin e biznesit të tij në fushën e internetit. Mos hiqni dorë pavarësisht disfatave dhe refuzimeve. Ecni përpara dhe merrni në dorë suksesin tuaj.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.