5 kandidatë për Kreun e BKH – Arben Kraja zbardh emrat: Aplikoni për këtë pozicion sfidues, mundësi e shkëlqyer
Deri tani 5 kanë kandidatë kanë aplikuar për postin e Drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që afati përfundimtar është 30 janari. Përmes një njoftimi zyrtar, Kreu i SPAK Arben Kraja, ka bërë publikë emrat e 5 kandidatëve që kanë aplikuar deri tani.
Ata janë Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha. Në njoftim, Kraja përsërit ftesën për t’u bërë pjesë e garës për këtë post, si një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020, thekson Kraja duke siguruar që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.