5 kështjellat më mbresëlënëse në të gjithë botën
Vizita në një kështjellë e ringjall historinë në atë formë që asnjë muze apo galeri nuk do mundet dot ndonjëherë. Kur vizitoni një kështjellë ju krijoni një skenë betejë në kokën tuaj dhe gjithcka duket kaq reale. Nëse jeni të apasionuar pas historisë, e dëshironi të përmirësoni njohuritë tuaja, e të ndizni imagjinatën tuaj kështjellat janë mënyra më e mirë. Këtu do të gjeni 5 kështjellat më mbresëlënëse në botë.
- Chateau de Chambord, Maslives, Francë
Kjo kryevepër e rilindjes franceze ishte shtëpia elegante e mbretit Francis I, është përfolur se është dizenjuar nga i madhi Leonardo da Vinci. Ndërtimi i saj filloi në shekullin e 16 dhe fasada e saj e ndërlikuar ka thuhet se ka qenë e bazuar në horizontin e Kostandinopojës ose ndryshe Stambollit të sotëm.
2.Kështjella The Royal, Bedzin, Poloni
Royal Castle Bedzin ka qenë shtëpi për të mbretërit dhe të burgosurit njëkohësisht. Ndryshe nga madhështia e Chateau de Chambord kjo është një kështjellë e ndërtuar për betejat. U ndërtua në shekullin e 14 për të mbrojtur kufijtë e Mbretërisë polake.
- Kështjella Kakegawa, Japoni
Një vend I pushtetshëm në perfekturën e Shizouka që nga shekulli I 15 ky pallat I lartë ka përballuar beteja, tërmete si dhe turbullira politike. Duke parë poshtë të gjithë qytetin arkitektura kakegawa e kësaj kështjelle duket kaq delikate dhe vihen re më së miri metodat tradicionale japoneze të ndërtimit.
- Kështjella Almodovar del Rio, Spanjë
Më pak se njëzet milje nga qyteti Cordoba, kështjella Almodovar del Rio mund të ndiqet nga një fortifikim romak para se vendi të ndahej e të ndërtohej nga pushtuesit barbarë. Në këtë kështjellë janë xhiruar dhe disa pjesë të serialit Game of Thrones.
- Kështjella Mir Complex, Mir, Belarus
Që pas restaurimit të saj në shekullin e 18 ky kompleks u kthye nga një vend betejë në një vendbanim gotik.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.