5 marifete që i bëjnë njerëzit t’ju pëlqejnë
Kur punoni shumë për të arritur synimet dhe qëllimet tuaja gjithçka që mund t’ju japë një avantazh për të arritur qëllimet tuaja, është e fuqishme dhe do të modernizojë rrugën tuaj drejt suksesit.
Duke përdorur truket natyrore të trurit në avantazhin tuaj mund të ketë një ndikim pozitiv në të gjithë personat që hasni.
Sapo të informoheni rreth këtyre trukeve ato do të fillojnë të shfaqen kudo që ju do të shikoni.
Me përpjekje minimale nga ana juaj, ndikimi i tyre i pandërgjegjshëm mbi sjelljen mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën tuaj të përditshme.
- Kur një grup njerëzish qesh, asnjë prej anëtarëve të grupit nuk mund t’i rezistoj shikimi që do t’i bëjë pjesëtarit më të afërt që ka në atë grup.
Ky marifet mund t’ju bëjë vëzhgues të zgjuar të marrëdhënieve të të gjitha llojeve. Ju ndihmoni të kuptoni gjëra të pathënë vetëm me një shikim. Këtij marifeti nuk mund t’i shpëtojë askush i cili nuk është në dijeni të kësaj kështu që përfitoni për aq kohë sa e dini vetëm ju.
- Kur dikush ju bën një favor, ata ju pëlqejnë më shumë.
Kur bindni dikë t’ju bëjë nder ata në mënyrë të pandërgjegjshme justifikojnë pse janë të gatshëm t’ua bëjnë nderin duke justifikuar veprën e tyre e duke thënë se ju kanë mik apo se jeni njeri i mirë. Këto justifikime ju shërbejnë përsosmërish, ju jo vetëm që keni marrë ndihmë për diçka por personat e tjerë ju pëlqejnë më shumë se sa më parë.
- Duart e hapura krijojnë besim
Ekziston një politikë e punonjësve në LEGOLAND e cila thotë se sa herë dikush pyet se ku është diçka punonjësi bën gjestin e hapjes së duarve kjo për shkak se ky gjest përcjell besim duke i bërë njerëzit të besojnë dhe të pajtohen me atë çka ju po thoni.
- Tundja e kokës gjatë një bisede
Herën tjetër që do përpiqeni të bindni dikë përpiquni të tundni kokën sa herë flisni. Njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme pasqyrojnë gjuhën e trupit të atyre që janë përreth tyre në mënyrë, që të kuptojnë më mirë se çfarë ndjejnë njerëzit e tjerë dhe në këtë formë do të bien dakord.
- Kur takoni dikë të ri, përmendni emrin e tij gjatë bisedës në mënyrë që ta kujtoni atë
Qëllimi i kësaj është të përsërisni emrin e tyre tri herë në pesë minutat e para. Ky marifet e jep efektin në mënyrë të shkëlqyer por e vetmja gjë që do të duhet të keni kujdes është se kjo duhet të vijë në mënyrë të natyrshme.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.