5 mënyra për të përdorur telefonin tuaj ndërsa jeni duke ngarë makinën
Nëse përdorni apo flisni në celular ndërsa jeni duke ngarë makinën, me siguri do të përballeni me gjoba të majme e deri në heqje të patentës. Ja 5 mënyra se si mund të përdorni telefonin në rast se jeni duke ngarë makinën.
5 Bluetooth
Në ditët e sotme makinat moderne kanë gjithmonë tendencën të kenë në funksion opsionin “Bluetooth”, i cili do të lejojë përdorimin e funksionimit nga telefoni tuaj ndërmjet sistemit multimedia të makinës. Sinkronizimi i telefonit tuaj me “bluetooth” në kasetofonin e makinës do ju sinkronizojë të gjithë librarinë e telefonit, që nga lista e kontakteve e deri tek libraria e muzikës.
4. Siri/ GoogleNow
Teknologjia këto ditë tashmë ju mundëson të hapni programe, të dërgoni emaile dhe shumë më tepër, nëpërmjet zërit tuaj. “Siri” dhe “Google Now” janë dy mënyra të sigurta të funksionimit të telefonit tuaj ndërsa jeni duke ngarë makinën. Kjo është e disponueshme në kasetofonat moderne, që kanë aplikacion android apo IOS, ku mund të lidhni telefonin tuaj smart, android apo iphone.
3. Paisje me SIM të integruar
Makinat e sotme kanë funksionin e telefonit të integruar. Për shembull BMË ka funksionin “Connected Drive” si një funksion ku mund të integrohet karta SIM. Kjo lejon një varietet të gjerë të funksionaliteteve, psh, makina mund të hapë derën e garazhit nëse detekton që keni arritur në shtëpi. Makina gjithashtu mund të dërgojë tekst sms fëmijëve tuaj kur është afër shkollës së tyre. Kjo teknologji është mjaft mbresëlënëse.
2. Apple Carplay/ Android Auto
Një veçori tepër e spikatur në ditët e sotme, Apple dhe Android i kanë të dyja versionet e prodhuara të programeve të tyre, të cilat lejon përdorimin e disa aplikacioneve bazik, kur jeni duke ngarë makinën.
1. Ndalesa
Ndërsa vjen puna deri në atë pikë, ku ju duhet të përdorni telefonin tuaj në çdo mënyrë, nuk ka siguri më të madhe sesa të hapni krahun dhe të ndaloni. Ky veprim do ju shpëtojë jo vetëm paratë dhe patentën, por ndoshta dhe vetë jetën tuaj apo të pasagjerëve në makinë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.