Je inteligjent, por nuk të ka ecur në karierrë? Ja 5 mënyra se si po dëmtoni veten pa e kuptuar

Inteligjenca është padyshim një pasuri e madhe, por nuk është gjithçka. Dhe nganjëherë, kur njerëzit e talentuar intelektual nuk arrijnë aq sukses sa dëshirojnë, kjo është për shkak se ata e dëmtojnë dhe e pengojnë vetë veten e tyre të arrijnë majat. Nëse gjendeni në këtë situatë, lajmi i mirë është se kur i kuptoni këto shkaqe ju mund të merrni masa për t’i evituar ato. Më poshtë ju vijmë në ndihmë me pesë problemet kryesore me të cilat hasen më së shpeshti njerëzit e zgjuar dhe zgjidhjet përkatëse.
- Njerëzit e zgjuar ndonjëherë zhvlerësojnë aftësi të tjera, si ndërtimi i marrëdhënieve me të tjerët dhe përqendrimi i tepërt në intelektin e tyre. Njerëzit shumë të zgjuar ndonjëherë e shohin suksesin e tyre si të pashmangshëm për shkak të intelektit të tyre dhe nuk i shohin aftësitë e tjera si të rëndësishme. Për shembull, një individ që e sheh të vështirë diplomacinë në vendin e punës mund ta konsiderojë këtë veti si diçka të parëndësishme sesa si një aftësi thelbësore që kërkohet për rolin e tyre. Prandaj ata nuk investojnë kohë dhe madje as nuk bëjnë përpjekje në zhvillimin e këtyre aftësive.
Zgjidhja: Përdorni pikat tuaja të forta për të kapërcyer pikat e dobëta. Nëse jeni mjaftueshëm i duruar për të mësuar, thjesht mund të filloni të mësoni aftësi që nuk vijnë aq natyrshëm tek ju. Nuk ju duhet në të vërtetë një plan konkret, thjesht identifikoni tre sjellje specifike të diplomacisë në vendin e punës që do të përmirësojnë karakterin si dhe suksesin tuaj.
- Puna në ekip mund të jetë zhgënjyese dhe jo shumë tërheqëse për njerëzit shumë të zgjuar. Kur dikush i kap konceptet shpejt dhe ka standarde të larta për performancën e vet, mund të krijojë vështirësi kur punon me të tjerët që marrin më shumë kohë për të përpunuar informacionin dhe për të thithur koncepte. Njerëzit e zgjuar gjithashtu e kanë të vështirë të bashkëpunojnë, apo të delegojnë detyra për shkak sepse ata mendojnë se mund ta bëjnë më mirë se çdokush.
Zgjidhja: Forconi vetëkontrollin në lidhje me reagimet tuaja të brendshme dhe kuptoni se nga vijnë, por edhe mësoni të vlerësoni me të vërtetë atë që sjell mendjet e ndryshme në një ekip.
- Njerëzit e zgjuar shpesh i kushtojnë shumë vëmendje vetëvlerësimit të tyre duke konfirmuar gjatë gjithë kohës faktin që, po janë të zgjuar! Por kjo lloj sjelljeje mund t’ju kushtojë jetën sociale, pasi njerëzit janë të prirur të shmangen nga ata persona që flasin tepër për veten.
Zgjidhja: Shikoni përtej këndvështrimit tuaj subjektiv, dhe përpiquni të krijoni një pamje objektive se si ju mund të përfitoni nga ata njerëz që nuk janë aq inteligjentë sa ju jeni. Zhvilloni marrëdhënie me njerëz të cilëve ju besoni për t’ju dhënë një ”feedback” të dobishëm konstruktiv. Sa më shumë që mësoheni të merrni përshtypje kritike nga njerëzit që besojnë në talentin dhe kapacitetet tuaja të përgjithshme, aq më lehtë do të bëhet që ju të krijoni raporte të mira me ata që ju rrethojnë.
- Njerëzit e zgjuar mërziten lehtë. Të jesh i zgjuar nuk është saktësisht e njëjtë me të qenit kurioz, por nëse i keni të dyja këto cilësi mund ta gjeni veten të mërziteni lehtësisht me ekzekutimin e të njëjtave sjellje pa pushim. Disa lloje të suksesit rrjedhin nga krijimtaria, por llojet e tjera vijnë nga të qënit ekspert në një vend dhe kryerja e një sërë sjelljesh në mënyrë të përsëritur.
Zgjidhja: Provoni të toleroni disa mërzitje për të arritur aty ku ju dëshironi, në vend që të merrni masa drastike të cilat mund të penalizojnë vijimësinë tuaj në rrugëtimin që keni nisur. Filloni t’i kushtoni 5 orë në javë një aktiviteti, i cili është monoton, por fitimprurës. Në këtë mënyrë ju do të skalisni durimin tuaj dhe do mësoni të shijoni kënaqësi të mëdha në gjëra të vogla.
- Njerëzit e zgjuar e shohin mendimin e thelluar dhe reflektimin si zgjidhjen për çdo problem, pasi ata janë mësuar të kenë sukses përmes aftësive të tyre të të menduarit. Për shembull, një person i zgjuar mund të mendojë për çdo situatë deri në detaje edhe pse në fakt nuk është aq fitimprurëse, madje përkundrazi konsumon kohën dhe energjinë e tyre.
Zgjidhja: Vini re kur të menduarit bëhet një fiksim i juaji, dhe është jo i shëndetshëm. Eksperimentoni, duke marrë ‘’pushimeve për trurin’’ duke u larguar nga çdo situatë që ju shqetëson. Zgjeroni gamën e aftësive tuaja për të arritur njohuri në mënyrë që të mos jeni personi që e sheh çdo problem si një hallkë që duhet zgjidhur me doemos. Mësoni që disa situata thjesht t’i lini që të kalojnë.
Të gjithë ne kemi kolegë apo njerëz të tjerë në jetën tonë që duket se bien pre e këtyre ”kurtheve”. Ndaj së fundmi, ja vlen të theksojmë se duhet të mundoheni që të hiqni dorë nga çdo ndjenjë turpi ose gjykimi, pasi është një hap thelbësor për të kapërcyer këto zakone.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.