5 mënyra teknologjike që mund ta bëjnë një udhëtim ajror më të këndshëm në vitin 2017

Kompania e teknologjisë ajrore SITA thotë se pasagjerët duhet të kërkojnë një mënyrë më të këndshme për të kaluar një fluturim më të mirë gjatë këtij viti, në sajë të teknologjisë. Matthys Serfontein, nënkryetar i zgjidhjeve teknologjike të aeroportit në SITA thotë se faktori i përbashkët është se aeroportet janë duke u bërë më efikase, ndërsa linjat ajrore janë duke zgjidhur më shumë problemet e përbashkëta që vijnë nga një udhëtim i gjatë në ajër.
- Teknologjia RFID do të mundësojnë gjurmimin e bagazheve tona
RFID nuk është një teknologji e re. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kong dhe Aeroporti Ndërkombëtar i McCarran në Las Vegas e kanë përdorur këtë teknologji me sukses për disa vite me radhë, tha Serfontein. Dallimi në vitin 2017 është se linjat e mëdha ndërkombëtare ajrore do të fillojnë duke e përdoruar atë në të gjithë rrjetet e tyre.
Delta Airlines ka njoftuar së fundmi një investim prej 50 milionë dollarë në teknologjinë RFID, në 344 aeroporte të globit për të ndjekur 120 milionë çanta në fluturimet vjetore. Më shumë linja ajrore do të fillojnë të ndjekin këtë teknologji.
Delta e ka përditësuar aplikacionin e saj për t’i dërguar udhëtarëve njoftimet e drejtpërdrejta në smartfonin e tyre.
- Ne do të arrijmë shpejt në derën e avionit
Sot Aeroportet janë duke përdorur teknologji më të sofistikuara për të analizuar dhe parashikuar radhët e gjata në aeroporte. Siç mund të përmendim Bluetooth dhe sensorët Wi –Fi, kamerat dhe analizat e sistemeve ajrore të aeroportit, të gjitha këto vijnë tashmë së bashku me algoritme të sofistikuara për të parashikuar radhët e gjata në të gjithë aeroportin, shprehet Serfontein. Sot ju ecni në aeroport dhe duhet të merrni kohë për shkuar në pikat e ndryshme të kontrollit.
Kjo teknologji do të ndihmojë linjat ajrore për të mbajtur linja të shkurtra. Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos dhe Aeroporti Ndërkombëtar Sky Harbor në Phoenix, janë dy nga aeroportet më të suksesshëm që po përdorin këtë teknologji.
- Udhëtimet ajrore do të jenë më të sigurt dhe do të kenë më pak telashe
Sfida është arritja e ekuilibrit midis një udhëtimi sa më të qetë të pasagjerëve dhe një siguri maksimale. SITA ka zhvilluar një sistem të “ shtegut të zgjuar” e cila i lejon pasagjerët për të arritur përmes aeroportit dhe bordit të mjetit ajror, thjesht me një kontroll biometrik.
Detajet biometrike të pasagjerëve do të analizohen nëpërmjet një softi të sofistikuar, i cila do të mundësojë kalimin e pasagjerëve direkt në urat e sigurisë, pa pasur nevojën e mbajtjes së radhëve të gjata, apo kontrollit fizik.
- Skano dhe Fluturo
Fluturimet dhe aeroportet janë duke investuar në automatizma të cilat mund t’ju orientojnë direkt në dyqane apo restorante sapo të zbrisni nga avioni.
- Ndarja e informacionit më të mirë do të reduktojë stresin dhe të na ndihmojë ne për të siguruar një fluturim sa më të këndshme.
Airlines dhe aeroportet janë duke përdorur teknologji për të na dërguar informacion më të personalizuara në lidhje me fluturimet tona, kur ne kemi nevojë më së shumti. Kjo mund të na mundësohet nëpërmjet programeve ajrore, “TripCase” dhe Triplt – të cilat na përditësojnë me informacion përmes smartfonëve dhe smartwatcheve.
Ajo që pasagjerët kërkojnë, është informacioni, por ky informacion duhet të jetë i saktë, dhe në kohën e duhur, shprehet Serfontein. Sot linjat ajrore dhe aeroportet mund të na japin një informacion në kohë reale për bagazhet, radhët dhe informacionin e fluturimit, etj.
Aplikacioni Aeroporti Ndërkombëtar Miami është një shembull konkret i përdorimit të aplikacioneve të sofistikuara, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhënies së informacionit për pasagjerët e linjave të fluturimeve. Nëpërmjet këtyre softeve pasagjerët do të mund të shikojnë në mënyrë interaktvie aeroportin, dyqanet, kafenetë, apo edhe çmimet dhe produktet që ofrohen, si dhe shumë informacione të tjera të nevojshme.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.