5 milionë bullgarëve u vidhen të dhënat personale nga zyra e të ardhurave tatimore

Pothuajse një komb i tërë ka pësuar vjedhje nga hakerët ku 5 milionë banorë nga 7 që ka Bullgaria ju është marrë çdo e dhënë personale.
Informacioni tani është falas për këdo. Shumë, shumë njerëz në Bullgari e kanë këtë dosje dhe besoj se nuk është vetëm në Bullgari”, tha Genov, një analist politik. Çdo informacion është bërë publik dhe kushdo mund të dijë për të gjithë në këtë vend.
Microsoft thotë se hakerët e huaj ende synojnë në mënyrë aktive objektivat politike amerikane.
Sulmi është i jashtëzakonshëm, por nuk është unik. Bazat e të dhënave të qeverisë janë ‘enë mjalti’ për hakerët. Ato përmbajnë një pasuri të madhe informacioni që mund të jetë “i dobishëm” për vitet që vijnë, thonë ekspertët.
Mjetet e hakerave dhe viruset që janë në dispozicion në ‘faqet e errëta’ bëjnë të mundur që hakerët amator të shkaktojnë dëme të mëdha.
Një ligj i rreptë për mbrojtjen e të dhënave që hyri në fuqi vitin e kaluar në të gjithë Bashkimin Europian ka vendosur ngarkesa të reja për këdo që mbledh dhe ruan të dhënat personale.
Ajo gjithashtu paraqiti gjoba të rënda për të gjithë ata që keqmenaxhojnë të dhënat, potencialisht duke hapur derën për qeverinë bullgare për të gjobitur veten për shkeljen.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.