5 mln euro për arsimin profesional – Hyn në fuqi marrëveshja. Investimi, për formimin dhe punësimin
Studentët që do të zgjedhin arsimin profesional tashmë do të kenë një formim më të plot për profilin e tyre dhe do të favorizohen për punësimin. Këto janë pritshmëritë nga marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Cassa Depositi e Prestiti, lidhur me financimin e programit të arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit.
Këshilli i ministrave ka miratuar marrëveshjen për marrjen e huas prej 5 milion eurosh, me një kohëzgjatje prej 22 vitesh.
Kredia e butë për të cilën shteti shqiptar me interes 0 %, do të ndahet në 4 komponentë, sipas marrëveshjes bëhet e ditur se mbi 1.2 milion euro do të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës, 2.2 milion euro janë përcaktuar si financim për laboratorët dhe pajisjet dhe pjesa e mbetur synon financimin e asistencës teknike institucionale dhe asistencës së MMSR.
Pritshmëritë nga kjo marrëveshje janë ngritja e një infrastrukturë të përshtatshme, përpunim dhe transmetim i kurrikulave arsimore të studentëve në përputhje me standardet e bashkimit Europian si edhe krijimi i një marrëdhënie të qëndrueshme të shkollave me tregun e punës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.