5 mln euro për SME-të bujqësore – Shoshi: Financim pas projekteve, s’kemi besim tek fermerët
Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion të sektorit bankar dhe mirkofinanciar në vend një fond prej 5 milion eurosh i cili do të përdoret si garanci për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në bujqësi.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese kanë miratuar marrëveshjen në fjalë, ndërsa si shqetësim nga deputetët është ngritur fakti se fermerët financohen përmes programeve të ndryshme, pasi kanë realizuar investimet, gjë që bëhet pengesë për një pjesë të madhe të atyre që nuk kanë para në gjendje.
Por përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, sqarojnë se kjo ndodh për shkak se nuk kanë besim tek fermerët.
Në rendin e ditës për shqyrtim në komision, ka qenë edhe projektligji “”Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, i cili është diskutuar me dyer të mbyllura.
Projektligji synon rritjen e kontrollit të Ministrisë përgjegjëse për Financat gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesion/PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra për sipër nga Autoritetet Kontraktuese me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.