5 pendesat më të zakonshme që njerëzit kanë në jetën e tyre

Arrin një pikë në jetë ku çdo njeri reflekton dhe kupton çfarë ka bërë mirë çfarë keq dhe çfarë duhet të kishte bërë më shumë. Nga të gjitha pendesat që njerëzit kanë, më poshtë do të gjeni pesë më të zakonshmet, të cilat pas një moshe të caktuar filloni t’i ndjeni.
“Uroj të kisha një jetë ku të bëja gjithcka që dëshiroja dhe se cfarë të tjerët dëshirojnë për mua”.
Kjo ishte keqardhja më e zakonshme që të gjithë njerëzit e intervistuar kishin, shkruan Ëare. Kur njerëzit kuptojnë se jeta e tyre pothuajse ka mbaruar, është shumë e thjeshtë të shohësh se sa ëndrra kanë mbetur të paplotësuara. Shumica e njerëzve nuk kishin përmbushur pothuajse asnjë nga ëndrrat e tyre.
“Do të doja të mos kasha punuar kaq shumë.”
Vjen një moment në jetë ku të gjithë njerëzit kuptojnë se e gjithë jetë i ka shkuar në një rutinë pune dhe asgjë nuk ka patur kuptim. Është shumë e rëndësishme që në jetë të gjeni pasionin tuaj e më pas të gjeni dikë që t’ju paguajë për atë. Në këtë formë ju nuk do e ndjeni kurrë veten të lodhur nga puna.
“Do të doja të kisha guxim të shprehja ndjenjat e mia.”
Shumë njerëz i shtypin ndjenjat e tyre për të qenë në paqe me të tjerët. Si rezultat i kësaj ata vendosen në një ekzistencë mediokër dhe nuk bëhen kurrë ata që janë të aftë për t’u bërë. Një numër i madh sëmundjesh që zhvillohen kanë të bëjnë me hidhërimin dhe pakënaqësinë e tyre.
“Do të doja të kisha ruajtur kontaktet me miqtë e mi”
Shpesh ndodh të mos arrish t’i kuptosh vlerat dhe përfitimet e vërteta të shokëve tuaj deri në një moshë të caktuar. Nga pamundësia kohore harrojmë të takojmë dhe të komunikojmë me miqtë tanë të vjetër dhe kështu krijohet një hendek derisa nuk mbajmë më kontakte.
“Uroj ta kisha lënë veten të lirë të lumturohej”
Kjo është çuditërisht një nga pendesat më të zakonshme, pasi njerëzit rrallë herë e kuptojnë se lumturia është një zgjedhje. Ata qëndrojnë në modele dhe zakone të vjetra të ashtuquajtura “rehati” dhe familjaritet dhe frika e ndryshimit i bën ata të pretendojnë se janë të kënaqur.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.