5 pyetje që do t’ju ndryshojnë jetën
Kur gjërat nuk shkojnë në drejtimin që ne duam, shpeshherë kjo vjen sepse ne nuk i kemi bërë pyetjet e duhura vetes tonë. Me disa pyetje është e vështirë të përballesh sepse ndoshta nuk merrni përgjigjen që dëshironi, e disa të tjerave ndoshta nuk doni ti dini përgjigjen. Por gjërat në jetë nuk janë të thjeshta dhe fshehja nga pyetjet që duhet ti bëni vetes suaj është më e gabuara. Më poshtë do të gjeni disa nga pyetjet të cilat do t’ju ndryshojnë jetën.
- A ju shikojnë njerëzit ndryshe nga si e shihni ju veten
Ju ka ndodhur ndonjëherë të regjistroni veten tuaj e në momentin që dëgjoni zërin tuaj të mos ju pëlqejë mënyra se si ai tingëllon? Kjo ndodh sepse mënyra që zëri kalon në trupin e njeriut e bën të pamundur që ju vetë të dëgjoni zërin tuaj në të njëjtën formë që e dëgjojnë njerëzit rreth jush. Ashtu siç ndodh me zërin, e njëjta gjë ndodh edhe me sjelljet tona. Sjelljet që ne na duken më të drejtat sepse ne në atë formë jemi mësuar dikujt tjetër mund ti duken të gabuara. Është e nevojshme që gjithkush t’ia bëjë këtë pyetje vetes për të kuptuar më mirë se si ju shohin të tjerët por edhe do të jeni njerëz më të mirë.
- A jeni duke i qëndruar besnik vlerave tuaja?
Jeni ndjerë ndonjëherë sikur sjelljet tuaja nuk shkojnë paralelisht me vlerat tuaja individuale? Nëse pjesë e vlerave tuaja është qëndrimi me familjarët tuaj një pjesë të mirë të kohës por ndodh të qëndroni gjithmonë vonë në punë atëherë këtu qëndron një konflikt. Nëse dëshironi që kjo gjë të ndryshojë atëherë duhet të bëni diçka për ta ndryshuar
- Kush ka cilësitë që aspironi të zhvilloni
Kur njerëzit kanë cilësi që ju admironi, është një mënyrë shumë e mirë të reflektoni mbi këto cilësi e të mendoni rreth mënyrave se si të mund ti përvetësoni këto cilësi.
- Çfarë ju ndalon të bëni gjërat që duhet të bëni?
Është shumë e thjeshtë të ngrihni shpatullat lartë e të thoni se nuk dini çfarë të bëni por kjo është vetëm një justifikim. Shumicën e kohës ju e dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni, thjesht nuk gjeni motivin për të dalë nga kjo gjendje.
- Si doni të jetë jeta juaj pas pesë vitesh?
Nëse nuk e dini se ku po shkoni të jeni të bindur se çdo rrugë do t’ju çojë atje. Por do të ishte mirë të kishit një destinacion në kokën, në mënyrë që të planifikoni jetën tuaj. Pesë vite janë koha e duhur, nuk janë aq larg sa të mos imagjinoni se ku mund të jeni por nuk janë as afër që të mos arrini të bëni asgjë.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.