5 robotët të cilët po ndryshojnë të ardhmen

Robotët tashmë janë kudo: në zyra, në shtëpi, në spitale, madje edhe në hapësirë. Teknologjitë robotike janë duke u zhvilluar jashtëzakonisht shumë shpejt, falë edhe ndihmës së inteligjencës artificiale, mbështetur mbi dekada të tëra eksperimentime.
Kryeinxhinieri i Laboratorit Jet Propulsion në NASA, Ashitey Trebi-Ollennu, tregon pesë robotët të cilët do të ndryshojnë botën.
RoboSimian
Roboti i parë është një robot me gjymtyrë të shumëfishta, i cili është dizajnuar për misione shpëtimi. Ndaj, nëse ka zjarr, apo nëse ka një derdhje kimike apo aksident nuklear, RoboSimian mund të shkojë atje dhe të pastrojë vendin. Ai mund të konfigurohet për çdo punë, ndaj është një teknologji robotike që ofron shumë shpresa.
Ada
Ada është një dorë robotike e printuar 3D. Kjo mënyrë printimi do të transformojë prodhimin, pasi me ndihmën e një kompjuteri mund të hedhësh skicat e gjithçkaje, e me një të shtypur butoni mund ta prodhosh. Krahu robotik Ada është një nga më të shkathëtit në botë. Pas disa vjetësh, mund të ndërtosh dhe printosh robotin tënd.
Feniksi
Phoenix është një skelet i jashtëm, i cili të asiston për të bërë gjëra të cilat vetë nuk mund t’i bëje. Përmes këtij ekzoskeleti mund të ngresh një objekt shumë të madhe, por ai mund t’i hyjë në punë edhe njerëzve të cilët nuk mund të lëvizin. Ndaj kjo mund të sjellë një evolim të njerëzve në një hibrid mes tyre dhe robotëve.
Pepper
Roboti Pepper është një humanoid me inteligjencë emocionale. Ai arrin të ndjejë mjedisin e tij rrethues dhe më pas mund të mendojë rreth kësaj, e në fund mund të veprojë. Për robotët e shërbimit, mungon një dimension i katërt, i cili është empatia. Këtu hyn në lojë Pepper, i cili do të ndryshojë mënyrën se si ndërveprojmë me robotët dhe se si ata mund të përdoren në shtëpi.
Roveri në Mars, Curiosity
Sfida ishte të dërgoje një instrument shkencor me përmasa që mund t’i nxinte një dhomë, e më pas të mund t’i zvogëloje që të mund të dërgoheshin në planetë të ndryshëm. Një nga aspektet e këtij roboti është edhe krahu robotik, i cili i ngjason shumë atij të një njeriu. Dizajni i veçantë i Curiosity është ndërtuar mbi nevojën që ai të funksionojë për disa vite me radhë, ndaj ai harxhon vetëm 120 watt energji. Ndaj nëse kjo teknologji gjen zbatim edhe në Tokë, do të kemi instrumente të ndërlikuara mjekësore në çdo cep të largët, të cilët do të shpenzojnë shumë pak energji dhe do të arrijnë shumë gjëra.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.