5 shenjat që tregojnë nëse jeni të suksesshëm, pavarësisht nëse punoni ose jo

Për vite me radhë, jemi kapur pas një përkufizimi të vjetërsuar të suksesit në karrierë. Njerëzit më të suksesshëm janë konsideruar ata të cilët kishin punët më të “mëdha” si dhe duke fituar mjaft para.
Nëse ju keni një llogari të madhe bankare dhe se njerëzit apo të afërmit tuaj do të kujdesen për çdo nevojë tuajën, apo nëse ju nuk keni marrëdhënie me fëmijët tuaj për shkak se karriera juaj është çdo gjë për ju dhe ju ha shumë kohë, në këtë pikë a jeni me të vërtetë të suksesshëm?
Një pjesë e njerëzve mendojnë që “jo”!
Disa diploma nuk ju bëjnë gjithashtu të suksesshëm. Suksesi i vërtetë ka të bëjë me fuqinë që ndërtoni tek vetja juaj, fuqi të cilën nuk ju falët. Asnjë nuk mund t’jua marr atë.
- Ju mund të quheni të suksesshëm vetëm nëse realizoni dëshirat në karrierën tuaj. Nëse keni një punë që nuk ju tërheq, por keni frikë t’ja thoni shefit tuaj sepse mund të mërzitet, atëherë nuk jeni i suksesshëm ende.
- Jeni të suksesshëm nëse i mësoni punonjësit si të ndihmojnë njëri-tjetrin që të jenë të suksesshëm dhe ata. Nëse i lini të tjerët t’ju tregojnë se çfarë duhet të bëni me karrierën tuaj, atëherë nuk jeni ende i suksesshëm.
- Jeni të suksesshëm vetëm kur gjeni thelbin, kordat dhe flisni atëherë kur është e nevojshme. Nëse e mbyllni gojën në punë kur një punonjës dëshiron t’ju flasë në mënyrë konfidenciale, atëherë nuk jeni ende i suksesshëm.
- Ju jeni i suksesshëm kur i jepni vetes leje të ëndërroni siç dëshironi. Kur keni një vizion në jetë dhe po merrni hapa drejt saj, pavarësisht sa të vogla janë hapat apo sa kohë mund t’ju marr për ta arritur atë qëllim ju jeni i suksesshëm.
- Nëse keni njerëz përreth që i doni dhe ju duan, atëherë jeni i suksesshëm. Ju mund të gjeni një punë tjetër nëse ikni nga një punë. Statusi i karrierës suaj në çdo moment nuk është gjithçka. Pushteti i mendjes, besimet dhe pasionet tuaja për vlerat personale ato të cilat kanë kuptim.
(a.xh)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.