5 sjellje që ju garantojnë një promovim të shpejt e të sigurt
Për fat të keq promovimi juaj është më shumë një art se sa një shkencë. Nëse dëshironi apo po prisni për një promovim pesë këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për ta përshpejtuar atë.
- Asnjëherë mos i pranoni kontributet e njerëzve të tjerë në punën tuaj
Një nga të vërtetat më të vështira të menaxhimit është se kur punonjësit tuaj kanë një performancë të mirë, është e gjitha meritë e tyre dhe kur ata kanë një performancë të dobët është edhe faji juaj. Është shumë e rëndësishme të kuptoni që
- Mos pyesni asnjëherë për promovimin tuaj por kërkoni për mënyrat se si mund të përmirësoheni edhe më tej
Nëse dëshironi të promovoheni atëherë padyshim duhet të përqendroheni te dhënia në mënyrë që të merrni dhe jo vetë të prisni të merrni diçka pa dhënë asgjë në këmbim. Nëse tregoni se jeni të gatshëm të përmirësoheni në punën tuaj dhe të sillni rezultate gjithnjë e më të mira, promovimi do t’ju ndjekë nga pas. Nëse dëshironi që të mos promovoheni kurrë atëherë mund ta pyesni shefin vazhdimisht se kur do të vijë promovimi juaj.
- Përqendrohuni në atë që doni të merrni nga ky promovim
Është i çuditshëm fakti se si njerëzit presin një rritje vetëm për shkak se e bëjnë punën e tyre apo se e bëjnë mirë atë. Duhet të kuptoni se një promovim nuk vjen vetëm se ju e bëni punën tuaj dhe e bëni mirë atë pasi kjo është detyra juaj dhe arsyeja pse merrni pagën në fund të muajit, një promovim vjen kur ju jeni vlerë e shtuar për kompaninë. Bëni çmos të përqendroheni në atë do të merrni nga ky promovim dhe t’i tregoni shefit tuaj me vepra se çfarë do të jepni.
- Kurrë mos e kërkoni një promovim në një mënyrë emocionale në vend që të fokusoheni në fakte.
Shpesh njerëzit nxehen dhe ndihen të furstruar kur bëjnë këto biseda. Mos përdorni një përvojë negative si trampolinë për të kërkuar një rritje page apo një promovim. Përqendrohuni në faktet; çka sjell përvoja juaj specifike në tavolinë? Cilat ndryshime sasiore keni bërë? Çfarë do të ishit në gjendje të bënit ndryshe nëse do të nxitonit?
- Asnjëherë mos u tregoni të paduruar dhe të jepni dorëheqjen para kohe
Promovimet nuk vijnë kurrë kur ju e prisni, prandaj përpiquni të mos tregoheni të nxituar. Nëse jeni të qartë me veten tuaj se e doni atë punë që bëni e do e merrni një promovim atëherë duhet të tregoheni të matur e të prisni. Shpeshherë njerëzit gabojnë pikërisht aty heqin dorë në momentin e gabuar pasi mendojnë se promovimi i tyre nuk do të vijë kurrë, por mos e mendoni kështu promovimi juaj do të vijë atëherë kur t’i vijë momenti thjesht tregohuni të duruar e përpiquni të jepni maksimumin në punën tuaj.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.