5 valutat e mëdha që po zhvlerësohen kundrejt dollarit amerikan
Si peso e Argjentinës dhe lira turke, po marrin një goditje. Të dyja ekonomitë janë zhytur në krizë këtë vit. Monedhat e tyre kanë rënë, duke iu nënshtruar presionit nga një sërë forcash që përfshijnë rritjen e normave të interesit të SHBA, përleshjet politike dhe luftën globale tregtare. Dobësia e tregjeve në zhvillim lidhet me financimin e investitorëve të huaj, të cilët me shumë gjasa do të tërheqin paratë e tyre, pasi vlerat e monedhave vendase po pësojnë ulje.
Mirëpo, pesë janë ekonomitë më të mëdha në zhvillim në botë që po e ndiejnë sulmin:
Turqia
Monedha e Turqisë është goditur nga një përzierje e fuqishme e politikës agresive si konfuzioni i politikës ekonomike dhe rritja e normës së interesit në SHBA. Lira është ulur më shumë se 40 për qind kundrejt dollarit amerikan që nga janari. Rënia e lirës i ka shqetësuar turqit dhe kompanitë, pasi po goditen shpenzimet e konsumatorëve dhe besimi në biznes.
Argjentina
Edhe monedha e Argjentinës është ulur në vlerë kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit. Banka qendrore e Argjentinës të enjten e kaluar ka rritur normën e saj të interesit nga 45 për qind në 60 për qind në një përpjekje për të inkurajuar investitorët që të mbështeten në pesot e tyre. Ajo tha se ka në plan të mbajë normat në atë nivel të paktën deri në dhjetor dhe disa analistë mendojnë se nuk do të fillojnë të zbresin deri në mesin e vitit të ardhshëm. Por, masat e marra ende nuk arrijnë ta frenojnë rënien e monedhës.
India
Rupia e Indisë arriti në 10 për qind ulje të vlerës që nga fillimi i vitit kundrejt dollarit. Ekonomia e Indisë nuk po tregon ende shumë shenja të dobësisë. Aktualisht është ekonomia që po pëson rritjen më të shpejtë në botë. Por, ajo po ballafaqohet me probleme serioze. Ai mbështetet kryesisht në importet e energjisë, gjë që e vë atë në një pozicion të prekshëm, me rritjen e çmimeve të naftës.
Brazili
Politika ka ndikuar shumë në monedhën e Brazilit. Ajo ka rënë 20 për qind kundrejt dollarit që nga fillimi i janarit. Investitorët janë të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për në tetor. Ata shpresojnë se brazilianët do të zgjedhin një udhëheqës pro-biznesit, i cili mund të kryejë reforma të mëdha financiare, siç është zvogëlimi i defiçitit buxhetor të vendit. Por, sondazhet e fundit tregojnë mbështetje të fortë më shumë për kandidatë të majtë, si ish kreu i burgosur Luiz Inacio Lula da Silva. Monedha e Brazilit u vu nën presion edhe në fillim të vitit nga një grevë mbarëkombëtare nga shoferët e kamionëve, të cilët nxitën inflacionin dhe shkatërruan rritjen ekonomike.
Rusia
Rubla e Rusisë është shkatërruar në muajt e fundit përballë sanksioneve ekonomike. Monedha ka pësuar ulje rreth 15 për qind kundrejt dollarit këtë vit. Rusia është shtrënguar për vite nga sanksionet perëndimore, të cilat u imponuan për përfshirjen e saj në konfliktin në Ukrainë. Ashtu si shumë vende të tjera, Rusia gjithashtu është goditur me tarifa të reja amerikane për çelikun dhe aluminin. Investitorët kanë frikë se mund të jenë më shumë sanksione, përfshirë masat që synojnë bankat dhe kompanitë e energjisë. Megjithatë, disa analistë thonë se rritja e çmimeve të naftës këtë vit duhet ta kompensojë shumë uljen e monedhës ruse.
P.S/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.