5 vende për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë por duhet ti vizitoni

- Brunei Darussalam
Nëse jeni duke kërkuar për një atmosferë tropikale, ajër të pastër dhe qetësi Brunei Darussalam është vendi që po kërkoni. Ky vend është i njohur për standardin e saj të tepër të lartë të jetesës. Vetë përkthimi i fjalës Darussalam është “vend i paqes” ndaj nëse po mendoni për pushime relaksuese Darussalam është vendi i duhur.
- Mauritius
Për dashamirësit e ushqimit, Mauritius i ka të gjitha. Ju mund të shijoni në këtë vend shumëllojshmëri ushqimesh të freskëta sidomos kur bëhet fjalë për ushqimet e detit Mauritus është numri një. Peshkimi në det të thellë është karakteristikë e banorëve të këtij vendi.
- Kyrgyzstan
Nëse jeni tipi që pëlqeni të eksploroni në këmbë Kyrgyzstan është vendi ideal. I vendosur në mes të Azisë qendrore me male të larta më shumë se 1500 metër, është një ëndërr për ata që i dashurojnë malet. Banorët e këtij vendi pëlqejnë shumë kuajt për të shëtitur e nëse dhe ju keni dëshirë pse jo mund të provoni të bëni një shëtitje me kalë në gjithë vendin.
- Andorra
Andorra është vendi i gjashtë më i vogël në Evropë. Edhe nëse keni shkuar në pushime evropiane më përpara, Andorra është një destinacion të cili nuk duhet ta lini pa parë. Ky vend i vogël ndodhet në Pyrenees në mes të Francës dhe Spanjës dhe është e përkryer për një aventurë në borë dhe natyrë.
- Republika e Maldives
I vendosur në Azinë Jug-Qendrore, ky destinacion i bukur është ideal për diell, rërë dhe relaks. Me ujërat blu si kristali, perëndimin me pamje nga deti dhe ushqimet e shijshme lokale Maldive është një parajsë e plotë. Përvec kohës për tu relaksuar në plazh, Maldive ka dhe një kulturë unike për të ofruar të cilën mund ta eksploroni.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.