5 vende për të vizituar në Shqipëri gjatë muajit Tetor
Muaji Tetor është ndër muajt më të mirë për të bërë disa ditë pushime. E ku ka më mirë se këto pushime t’i kaloni në vendin tuaj, e të provoni më të mirat e çdo qyteti. Më poshtë do të gjeni një listë me pesë vende shqiptare të cilat janë të përshtatshme për t’u vizituar në muajin Tetor.
- Berati
Berati ka mbi 24 shekuj histori art dhe kulturë. Është ndër ato vende të cilat ja vlen ta vizitoni dhe nëse e keni vizituar shumë herë. Çdo e herë që do e vizitono do t’ju krijohet një ndjesi të re. Një ndjenjë paqeje dhe qetësie. Ky qytet është një opsion i mirë për të kaluar një fundjavë të këndshme pranë njerëzve të zemrës.
- Përmeti
Qyteti i Përmetit ndodhet në jug të Shqipërisë, dhe është mjaft i njohur për bukuritë natyrore, traditat, burimet dhe panoramat e shumta. Një fundjavë në qytetin e bukur të Përmetit është një zgjedhje e mrekullueshme. Ju do të shijoni ushqimet tradicionale nën ajrin e freskët.
- Gjirokastër
Gjirokastra është pjesë e UNESCO-s dhe është një ndër qytetet që tërheq më shumë turistë. Përveç vendeve të shumta historike që mund të vizitoni në këtë qytet. Ju do të kaloni një fundjavë të qetë e cila do t’ju relaksojë e do t’ju heqë të gjitha streset.
- Korçë
Korça është një nga qytetet më të bukura në Shqipëri dhe preferohet shumë nga vendasit. Përgjithësisht në Korçë gjen gjithmonë turistë shqiptarë të cilët e kanë zgjedhur Korçën si destinacionin për të kaluar fundjavën e tyre. Korça është një variant i mirë për të pushuar në çdo periudhe të vitit.
- Shkodër
Shkodra është ndër qytetet më të vjetra në Europë. Kalaja e lashtë e Rozafës ka pamje mahnitëse mbi Liqenin e Shkodrës. Edhe ky qytet është ndër variantet më të mira për t’u vizituar në muajin tetor. Koha është e freskët, vendi është i qetë dhe ju do të kaloni ndër fundjavat më të bukura.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.