50% e fluturimeve europiane mund përballen me vonesa – Eurocontrol: Probleme me sistemin
Gjysma e fluturimeve europiane mund të përballen me vonesa vonohen për shkak të një problemi teknik në sistem, i cili është identifikuar dhe duhet të zgjidhet deri në mbrëmje vonë.
Sipas gazetës “La Stampa”, njoftimi është bërë nga Organizata Europiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (Eurocontrol), agjencia që menaxhon sistemin e kontrollit ajror të Bashkimit Europian.
“Sot, 29.500 fluturime janë planifikuar në rrjetin europian, rreth gjysma e tyre mund të vonohet si rezultat i një problemi të sistemit”, tha Eurocontrol përmes një deklarate.
Eurcontrol vijon më tej në deklaratë se procedurat janë zbatuar, duke nënvizuar se janë në proces veprimet për t’u kthyer në fluturime normale.
Megjithatë, agjencia vuri në dukje në faqen e saj të internetit se një pjesë e fluturimeve të planifikuara kanë humbur dhe u është kërkuar operatorëve të fluturimit që ti ridërgojnë ato. Përveç kësaj, Eurocontrol shkroi në Twitter se problemi ishte identifikuar dhe se po punohet për rivendosjen e sistemit.
Disa aeroporte të mëdha evropiane, duke përfshirë ‘Amsterdam Schiphol’, kanë paralajmëruar për rrezikun e vonesave dhe udhëtarët e ftuar për të kontrolluar orarin e fluturimit.
Eurocontrol gjithashtu specifikon se kontrolli i trafikut ajror nuk ndikohet drejtpërdrejt dhe nuk ka pasoja sigurie për shkak të këtij incidenti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.