500 banesat për të dëmtuarit, Rama takon në Turqi Presidentin Tayip Rexhep Erdogan për materalizimin e ndihmës
Kryeministri Edi Rama është takuar të djelën me Presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan. Kryefjala e takimit ka qenë materializimi i premtimit të Presidentit turk për ndërtimin e 500 banesave për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Rama ka publikuar edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook momentet e takimit me Presidentin e Turqisë. Rama gjendet në Turqi për të marrë pjesë në konferencën e investitorëve nga vendet muslimane.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Stamboll, Turqi – Me Presidentin Erdogan, për të diskutuar për Programin e Rindërtimit, nē vigjilje të adresimit lidhur me tërmetin, në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë mbi investimet publike e private🤝https://e-albania.al/dhuro/
Posted by Edi Rama on Sunday, December 8, 2019
Kryeministri shqiptar ka bërë me dije se është në komunikim me Entin Kombëtar i Banesave të Turqisë që premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet aty ku është dhe blloku më kompakt dhe hapësira më e mundshme për të vepruar tani është Laçi.
Ndërkaq, menjeherë pas premtimit të Presidentit Taip Rexhep Erdogan për ndërtimin e 500 banesave për të dëmtuarit nga tërmeti, një grup pune nga qeveria turke ka ardhur në Shqipëri dhe po punon në terren për të përcaktuar hapësirat ku do të zbatohet projekti i ndihmës.
Ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Kulturës Elva Margariti se delegacioni përbëhet nga ekspertë të Entit Turk të Banesave dhe Ministrisë së Ndërtimit e të Mjedisit dhe se aktualisht zona Laçit, me shumë gjasa, do të jetë e para që do të përfitojë nga projekti i rindërtimit nga shteti turk. Nëndrejtori i TOKI, Enti Kombëtar i Banesave në Turqi, tha se projekti në Laç është në fazën e fundit të studimit.
Kreu i qeverisë do të marrë pjesë nëkonferencën e investitorëve myslimanë. “Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman”, deklaroi Rama dy ditë më parë.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Stamboll: THIRRJE PER SOLIDARITET – Fjala adresuar konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë për investimet publike e private, me ftesë të Presidentit Erdogan🇦🇱🤝🇹🇷https://e-albania.al/dhuro/
Posted by Edi Rama on Sunday, December 8, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.