500 vende në Policinë e Shtetit, sot afati i fundit i aplikimeve! Njoftimi për të rinjtë e interesuar
Policia e Shtetit njofton se sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullë e Përgjithshme, në Policinë e Shtetit.
“Për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe pak orë për të dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë. Këtu mbyllet faza e parë e aplikimit, për të vijuar me procedurat e konkurrimit” njofton Policia.
Referuar njoftimit, numri i aplikimeve për 500 vende është i lartë dhe kjo është dëshmi e interesit të madh për t’u bërë pjesë dhe për të shërbyer në Policinë e Shtetit.
“Konkurrenca do të rrisë edhe cilësinë e aplikantëve fitues në fund të garës” evidentohet në njoftimin e Policisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.