54 mjekë të rinj, në sistem – Manastirliu: Kushte më të mira pune. Në prill, rritje pagash me 7%

54 mjekët e rinj i shtohen sistemit të kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, priti mjekët e shpallur fitues nga konkursi i organizuar nga ministria që ajo drejton, duke i siguruar ata për kushte pune më të mira .
“Ju siguroj se kushtet e punës që do të gjeni sot në qendrat shëndetësore janë shumë më të përmirësuara dhe më vjen mirë që ndër ju, shumë kanë zgjedhur të punojnë në qendra shëndetësore të largëta”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu garantoi se mjekët do të mbështeten edhe me rritjen e pagave.
“Duke filluar nga muaji Prill, nis rritja e re e pagave 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, tha Manastirliu.
103 mjekë aplikuan pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe po vijon procesi i punësimit edhe me mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë.
Nertila Doku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.