55 raste të reja me Covid – Numri i të shëruarve kalon atë të të infektuarve në 24 orët e fundit
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 431 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 55 raste të reja.
Rastet e reja janë përkatësisht: 39 raste në Tiranë, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë dhe Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan dhe Kamëz.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 106 pacientë ku 9 prej tyre janë në terapi intensive dhe 1 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të moshës 52, 57 dhe 59 vjeç, si pasojë e sëmundjeve shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 77 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 2214, dhe ka akoma 1585 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.