57% e shqiptarëve, kundër vaksinimit të detyrueshëm/ 35% janë plotësisht kundër, vetëm 23% janë plotësisht dakord

Vaksina anti-covid, si dhe debatet mbi vaksinimin e detyruar, kanë qenë dhe vijojnë të jenë temat më të diskutuara të kohëve të fundit. Risi e Barometrit Ekonomik Scan për edicionin e tretë është pyetja drejtuar të anketuarve mbi vaksinimin kundër COVID-19.
Të anketuarit janë pyetur rreth mendimit që ata kanë mbi vaksinimin e detyrueshëm për çdo person të moshës 18 vjeç e lart. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma janë kundër vaksinimit të detyrueshëm.
57% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë dakord. Kjo shifër përfshin 35% të të anketuarve që janë plotësisht kundër dhe 22% e të anketuarve që janë më së shumti kundër.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SIU – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.