6.2% më shumë para’ për arsimin – PR.BUXHETI/ Kushi: Libra të rinj falas për klasat 1-3. Debate me opozitën për klasat dixhitale
Buxheti i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për vitin 2022 do të jetë 6.2% më i lartë se buxheti i rishikuar i këtij viti, ndërkohë që sipas ministres, Evis Kushi ai i jep prioritet dixhitalizimit dhe ndërkombëtarizimit të universiteteve. Gjithashtu, vitin që vjen është parashikuar që nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta të marrin libra të rinj falas.
Buxheti i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për vitin 2022 do të jetë 6.2% më i lartë se buxheti i rishikuar i këtij viti, ndërkohë që sipas ministres, Evis Kushi ai i jep prioritet dixhitalizimit dhe ndërkombëtarizimit të universiteteve. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Kushi tha se investimet për rikonstruksionin e shkollave parashikohen në 1.2 mld lekë, ndërkohë që vitin që vjen është parashikuar që nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta të marrin libra të rinj falas.
Deputetët e opozitës kritikuan pr.buxhetin e vitit që vjen, duke theksuar se ai s’do të sjellë asnjë ndryshim në drejtim të rritjen cilësisë së arsimit. Paralelisht, deputetja Ina Zhupa hodhi akuza për investimet në klasat inteligjente, duke thënë se pandemia i gjeti pa tableta.
Diskutime pati edhe në drejtim të pagave të pedagogëve, të cilët u konsideruan nga deputetët e opozitës si tejet të ulëta. Ndërkohë që, Kushi tha se në bazë të autonomisë, vetë universitetet mund të parashikojnë rritje pagash apo shpërblimesh.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.