6 arsye pse punëtorët më të mirë largohen nga puna edhe nëse e pëlqejnë atë
- Puna jashtë orarit
Disa punë vijnë së bashku me stresin dhe orarin e zgjatur. Puna jashtë orarit është një nga arsyet kryesore pse punonjësit vendosin të largohen. Sidomos në rastet kur ajo nuk njihet apo punonjësit nuk promovohen.
- Vizionet e paqarta
Nuk ka gjë më stresuese se sa kur je pjesë e një organizate me vizione dhe ëndrra të mëdha por të cilat nuk përkthehen në qëllime strategjike. Në momentin që një organizatë nuk ka të qartë vizionin e saj është e kotë të vazhdosh të jesh pjesë e saj, pasi njerëzit duan të punojnë për të krijuar diçka e jo për të tjerrë rrota.
- Fitimet mbi njerëzit
Kur një organizatë vlerëson më shumë linjën, se sa punonjësit e saj sigurisht që punëtorët më të mirë do të largohen diku tjetër dhe në organizatë do të ngelen vetëm ata persona të cilët janë mediokër ose apatikë për të gjetur një pozicion më të mirë pune.
- Mungesa e njohjes
Edhe njerëzit më vetëmohues duan të njihen apo shpërblehen për një punë të bërë mirë. Kjo hyn në pjesën se kush jemi ne si qenie njerëzore. Kur shefi nuk arrin të njohë punonjësit e tij jo vetëm që ka dështuar por organizata ndodhet në një pikë kritike.
- Mungesa e besimit
Nëse punonjësit e një kompanie shikojnë nga shefi i tyre se nuk është i besueshëm apo bëhet pjesë në skema mashtrimesh, është një arsye shumë e fortë e cila mund ti shtyjë punonjësit të heqin dorë nga puna e tyre.
- Hierarkia e tepërt
Çdo vend pune ka nevojë për një strukturë dhe udhëheqje, por një organizatë me hierarki të tepërt i bën punonjësit e pakënaqur. Nëse punonjësit nuk janë asnjëherë të autorizuar për të marrë vendime sigurisht që do ta mendonin largimin nga puna.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.