6 artikuj shtëpie që mund t’i shisni për para shtesë

Në shtëpinë tuaj me siguri gjenden artikuj të cilët ju nuk i përdorni më por janë fare të reja për t’u hedhur poshtë apo për t’ia falur dikujt tjetër kështu që këto artikuj rrinë për një kohë të gjatë nëpër kuti e të mbuluara me pluhur.
Ka ardhur momenti t’i nxirrni këto artikuj nga kutia e të bëni një vlerësim të tyre pasi për disa produkte ekziston një treg shitblerjeje.
Kështu ju mund të lironi shtëpinë tuaj nga kutitë që ju kanë zënë vendin dhe njëkohësisht të përfitoni disa para shtesë. Hidhini një sy listës së mëposhtme për të mësuar nëse produktet që ju dëshironi të hiqni qafe kërkohen në treg.
- Makinë shkrimi
Edhe pse teknologjia është vjetruar, blerësit janë të gatshëm të paguajnë për makinat e vjetra të shkrimit. Ato kanë një vlerë jashtëzakonisht të veçantë dhe mund të përdoren si koleksion, për të zbukuruar një ambient të caktuar apo për të shkruar ndonjë letër.
- Helmeta lufte
Pajisjet personale ushtarake si helmetat, veshjet apo radiot janë ndër mallrat që ecin me shpejtësi të madhe në eBay.
- Qëndisje
Një qëndisje e bërë nga gjyshja juaj me shumë pak lekë mund të ketë një vlerë tejet të madhe për shtëpitë antike apo për personat që merren me këtë tregti. Mjafton ta tregoni diku se çfarë dispononi dhe se kërkoni një blerës dhe do të shihni menjëherë blerës të interesuar. Qëndismat e mëparshme sot janë ndër më të vlerësuarat, kështu bën mirë t’i mendoni si një pasuri të trashëguar nga paraardhësit tuaj.
- Mobilie antike
Mobilet nuk janë të lehta për t’u transportuar por mobilet antike të një shekulli mund të shiten mjaft kollaj si dhe kanë një vlerë të madhe. Këto lloj mobiliesh janë ndër ato që ecin më shumë në faqet e internetit. Kështu juve do t’ju duhet t’i transportoni mobilet tuaja vetëm pasi të keni gjetur blerësin e tyre.
- Elektroshtëpiake
Në të gjithë shtëpinë tonë të gjithë kemi pajisje elektroshtëpiake të cilat nuk përdorën kurrë por na zënë thjesht vendin. Qoftë një shtrydhëse frutash, një thekëse buke apo dhe një fshesë me korrent. Ekziston një treg i madh ku tregtohen këto produkte, kështu që nuk keni përse ti falni apo t’i hidhni kur mund të përfitoni shumë prej tyre.
- Libra
Filloni të skanoni raftet tuaja të librave për tituj interesant dhe botimet e para. Ka shumë burime online të cilat vlerësojnë çmimin e një libri. Rregulli I përgjithshëm është që sa më i rrallë të jetë libri që ju dispononi aq më e madhe do të jetë shuma që do të merrni.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.