6 milion dollarë nga buxheti i shtetit do të përdoren për përballimin e pasojave të tërmetit. Rama: Kush ka humbur shtëpinë, do ia ndërtojmë
Një fond 6 milion dollarë nga buxheti i shtetit do të përdoret për të përballuar pasojat e tërmetit të 21 shtatorit në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri ndërsa njoftoi ndryshimin e buxhetit të shtetit të vitit 2019. Në daljen për mediat, kryeministri pranoi se ky fond është i pamjaftueshëm dhe se kostot janë më të larta, por që do të plotësohen me elemente të tjera.
“Ne atyre që kanë humbur shtëpive, do t’u bëjmë shtëpinë. Lojëra me lek nëpër duar nuk do të ketë” tha kryeministri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.