6 raste të reja me Covid – Nis lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 102 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 6 raste të reja, duke e çuar në 1143 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës dhe 1 rast në Mat.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë duke e çuar në 877 numrin total të të shëruarve, dhe janë akoma 233 raste aktive.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 28 pacientë ku 3 prej tyre janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rënde, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.