6 ushqime që nuk duhet të gatuhen kurrë në skarë

Pak gjëra ta krijojnë ndjesinë e verës ashtu si ta krijon një skarë e ndezur. Shpeshherë një skarë e ndezur me ushqime të shijshme të kthen urinë edhe kur sapo keni konsumuar ushqim.
Por cilat janë ato ushqime të cilat gatuhen në skarë ose më saktë cilat janë ato ushqime të cilat edhe pse i gatuajmë nuk duhen gatuar në skarë?
Fatkeqësisht mund të themi se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë se cilat ushqime gatuhen në skarë dhe cilat jo dhe shpeshherë përfundojnë duke i gatuar ushqimet në mënyrën e gabuar.
Më poshtë do të gjeni një listë udhëzuese të sugjeruar nga ekspertë të ndryshëm për mënyrën se si duhet t’i gatuani disa ushqime.
- Fileto vici
Filetoja e vicit bëhet shumë më e shijshme nëse e gatuani në tigan se sa në skarë. Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve mendon se shijon më shumë në skarë kjo është e gabuar
- Pica
Edhe pse në vendin tonë kjo traditë nuk është shumë e përhapur në vende të tjera të botës pjekja e picës në një skarë është e dëgjuar, por nuk është aspak e sugjerueshme. Jo vetëm që shija ndryshon por edhe brumi nuk arrin të piqet në mënyrën e duhur.
- Salmoni
Salmoni asnjëherë nuk duhet pjekur. Pjesa më e mirë e tij janë vajrat yndyrore, të cilat dalin jashtë në një skarë të nxehtë, duke lënë një copë peshk të thatë, të mbingarkuar, që dikur ishte i butë dhe aromatik. Salmoni ka nevojë për ngrohje të ulët dhe të ngadaltë për tu gatuar ashtu siç duhet.
- Shishqebapi
Shishqebapi duhet të ndalojë së pjekuri në skarë. Copat e pulës dalin shumë të mira në skarë dhe perimet po ashtu por ato nuk duhet të piqen në të njëjtin vend. Proteinat që këto kanë kërkojnë të gatuhen shumë ndryshe si dhe kërkojnë kohë shumë të ndryshme. Është fizikisht e pamundur të gatuash gjithçka në mënyrë korrekte në një skaj.
- Bërxolla Derri
Bërxollat e derrit shijojnë më shumë kur janë të gatuara në tigan se sa në grill pasi shiriti i yndyrës në pjesën e jashtme nuk humbet por shndërrohet në lëng. Në grill kjo nuk është e mundur dhe mishi shndërrohet në një copë të thatë .
- Qoftja e Hamburgerit
Hamburgeri duhet të ndalohet rreptësisht të gatuhet në skarë. Skuqja apo pjekja në atë formë bën që mishit ë humbasë yndyrën në vend që të ndihmojë të krijohet një kore e karamelizuar në pjesën e jashtme të qoftes së hamburgerit tuaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.