600 mijë të pasiguruar, shpenzimet e FSDKSH rriten me 10% për rimbursimin e tyre
Rimbursimi i barnave për 600 mijë të pasiguruar do t’i kushtojë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rreth 10% më shumë se një vit më parë.
Programimi i vlerës që ka bërë fondi për rimbursimin e barnave për këtë vit është në vlerën e 10 miliardë lekëve nga 8.4 miliardë që ishte një vit më parë.
Sipas Drejtorit të Kujdesit Parësor pranë Fondit, Aurel Voda, përllogaritja është bërë duke u bazuar në studimin që nxjerr se shpenzimet për frymë për pacientët që përfitojnë rimbursim llogariten në 15 mijë lekë në vit.
Rimbursimi i barnave për 600 mijë të pasiguruar sjell një disbalancë me ata që paguajnë kontribute, por kjo bëhet për të ndihmuar shtresat në nevojë.
Fondi siguron të ardhura në vlerën e mbi 9 miliardë lekëve në vit nga sigurimet shëndetësor.
Entela Barjamaj/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.