61 raste të reja me Covid – Regjistrohen dy humbje jete gjatë 24 orëve të fundit
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 355 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 61 raste të reja, duke e çuar në 2330 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 12 raste në Tiranë, 11 raste në Vlorë, 7 raste në Durrës, 5 raste në Kukës dhe Divjakë, 3 raste në Pukë, Korçë dhe Kurbin, 2 raste në Krujë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fusharrëz, Selenicë, Belsh
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 8i pacientë ku 12 prej tyre janë në terapi intensive dhe 2 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshës 59 dhe 77 vjeç, si pasojë e sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 pacientë, duke e çuar në 1346 numrin total të tyre dhe janë akoma 931 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.